1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nis punimet samiti i BE-së në Lisbonë

18 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bs6K

Në kryeqytetin portugez takohen sot në një samit dyditor kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së. Temë qëndrore e samitit është aprovimi i marrëveshjes për reformat në BE e cila duhet të hyjë në fuqi në vitin 2009. Kjo marrëveshje zëvendëson kushtetutën e BE-së e cila dështoi në vitin 2005 pas referendumeve popullore në Francë dhe Hollandë. Të polemizuara mbeten disa kërkesa të veçanta të Polonisë dhe Italisë. Polonia kërkon një rregull të posaçëm për procedurën e votimit në BE; Italia refuzon reduktimin e fortë të vendeve të saj në parlamentin europian duke filluar nga viti 2009 dhe kërcënon me vënien e vetos në rast nevoje.