"Ngrohja globale" - Çfarë dimë ne për ndryshimin e klimës?
8 Qershor 2012DW: Kohët e fundit përfaqësuesit e ekonomisë dhe të shkencës shprehin dyshime lidhur me ndryshimin e klimës. Si shpjegohet kjo ?
Mojib Latif: Ne kemi problem, se nuk është e thjeshtë të dallosh luhatjet e natyrshme të klimës nga tendenca afatgjatë e ngrohjes së Tokës, e cila influencohet nga njeriu. Këtë e shfrytëzojnë njerëz të caktuar, për të nxitur dyshimet, se ndoshta nuk ka ndryshim të klimës të influencuar prej njeriut.
DW: Në librin Tuaj "Ngrohja globale" Ju shkruani për një "përshpëritje të klimës" në sfond - pra luhatje të natyrshme të klimës - si dhe për ndryshimin antropogen të klimës. A mund të bëhet dallimi mes tyre?
Nuk është fare e thjeshtë. Ndaj është e rëndësishme, që të analizohen luhatjet e natyrshme të klimës. Por ne përdorim edhe një procedurë e ngjashme me gjurmët e mollëzave të gishtërinjve, për të identifikuar përmasat e ndryshme të influencës ndaj klimës. Asnjë njeri nuk mund të ngatërrohet me një tjetër sa u përket gjurmëve të gishtërinjve, e po kështu ndodh edhe me faktorët e ndryshëm që influencojnë ndaj klimës.
P.sh. një njeri shkakton ngrohjen e shtresave të ulëta të ajrit, dhe nga ana tjetër ftohjen e shtresav etë sipërme të ajrit në latërsinë nga 20 deri në 30 km e më shumë. Influenca e Diellit nuk e bën këtë. Ngrohja globale zhvillohet në atë masë, që çon në rritjen e dioksidit të karbonit.
Rrezatimi diellor p.sh. është pakësuar gjatë 50 vjetëve të shkuara, pra me këtë nuk mund të shpjegohet ngrohja e dekadave të fundit.
DW: Megjithatë sivjet ka ngjallur mjaft interes libri i Fritz Vahrenholt, i cili përhap pikërisht këtë tezë. Si shpjegohet kjo?
Ne jetojmë në shoqërinë e medias, në të cilën është interesante gjithçka që është e jashtëzakonshme. Në shkencë ka një konsensus të madh, që njerëzit influencojnë klimën dhe që ne jemi duke ndikuar në ndryshimin e saj. Nëse ne nuk do të punojmë për ta ndryshuar këtë tendencë, atëherë pasojat do të ishin të papara ndonjëherë në historinë e njrëzimit.
Por bëhet e merzitshme që këtë ta dëgjosh çdo ditë. Ndaj dikush që pretendon të kundërtën tërheq vëmendjen e medias në përmasa të jashtëzakonshme. Në këtë kontekst është e rëndësishme, që të kesh njohuritë bazë, për të mos lejuar që të çorientohesh.
DW: Prandaj ka kaq shumë të ashtuquajtur skeptikë të klimës?
Shumë njerëz kanë frikë, që përdorimi i teknikave të reja, p.sh. energjitë e rinovueshme, rrezikojnë mirëqënien. Por nuk është kështu. Ne shohim se Gjermania vitet e fundit ka përfituar duke investuar për energjitë e rinovueshme më shumë se vende të tjera si p.sh. SHBA. Natyrisht që ka gjithmonë grupe lobiistësh, që nuk kanë interes të ndryshojnë diçka afatshkurtër, por vetëm duan të rrisin maksimalisht fitimet e tyre, si p.sh. koncernet e energjetikës dhe të industrisë së automobilëve. Në këtë drejtim kërkohet nga politika, që të krijojë kushtet afatgjata, në mënyrë që ndërmarrjet të përgatiten, se afatgjatë duhet të vihen në lëvizje në këtë drejtim.
DW: Çfarë thonë ata, të cilët sigurojnë, se ne ndërkohë ende nuk mund t'ia dalim pa naftë dhe qymyr...
Ne duhet t'ia dalim! Sepse karburantet fosile si nafta dhe gazi janë të kufizuara. Sa më shpejt që ne ta ristrukturojmë ekonominë drejt energjive të rinovueshme, aq më mirë do të jetë në aspektin ekonomik. Eshtë e rëndësishme, që të bëjmë vazhdimisht të qartë, se 'nuk' bëhet fjalë vetëm për klimën: Në thelb kemi të bëjmë me të ardhmen dhe mirëqënien tonë, të cilën mund ta ruajmë vetëm nëse i përkushtohemi më shumë energjive të rinovuehsme.
DW: Në librin Tuaj ju shpejgoni se sa kompleks është zhvillimi i klimës dhe sa të vështira janë parashikimet. Kësaj i referohen ata, që duan t'i minimizojnë rreziqet dhe shpëjtesinë e ndryhsimit të klimës. Këta kritikë herë herë i akuzojnë shkencëtarët dhe politikanët si panikndjellës duke pretenduar, se në fakt ne ende kemi kohë...
Pasiguri ka. Pasiguri ka gjithmonë në shkencë. Por ne dimë mjaft: Ne dimë, që Toka ngrohet, ne dimë, që akulli shkrin, ne dimë që niveli i detit po rritet. Shenjat janë të dukshme dhe nënvleftësimi i këtyre sinjaleve është në kundërshtim me mënyrën tonë të jetesës: Nëse ne duam të kalojmë rrugën dhe probabilitetin që mund të ndodhë aksident e përllogarisim me 50%, atëherë ne asnjëherë nuk do të guxonim ta kalonim rrugën. Atëherë përse duhet që problemin e klimës, apo temat e mjedisit në përgjithësi t'i kalkulojmë me probabiltet 100%? Kjo nuk është e arësyeshme! Ne duhet që të reagojmë mbi bazën e informacioneve që kemi sot dhe gjithmonë vlen parimi i profilaksisë.
DW: Çfarë do të thotë kjo për përshtatjen pikërisht në vendet e varfëra të globit, të cilat kërcënohen fuqishëm nga ngrohja e Tokës?
Ne për shkak të inercisë së sistemin tokësor patjetër do të kemi një ndryshim të mëtejshëm të klimës, pavarësisht se çfarë bëjmë ne. Ndaj ne duhet të investojmë edhe për përshtatjen. Ne duhet që pikërisht në vendet e varfëra të marrim masa, në mënyrë që pasojat të mos jenë dramatike. Përveç kësaj ne duhet t'u ndihmojmë këtyre vendeve, që ato të mund të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të mos përsërisim gabimet që kemi bërë njëqind vjet më parë.