1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ngjitja e AfD-së: gjithnjë e më ekstreme

28 Korrik 2023

Pas disa vitesh me grindje mes krahëve të ndryshëm politikë brenda partisë, Alternativa për Gjermaninë, AfD është vendosur ndërkohë si fuqi radikale që kërkon pushtetin. Kongresi do vetëm të forcojë këto ambicie.

https://p.dw.com/p/4UUyu
Logoja e partisë, AfD
Logoja e partisë, AfDFotografi: picture alliance/dpa

Kongreset e partisë, Alternativa për Gjermaninë, pjesërisht ekstremiste, në të kaluarën kanë qenë një spektakël më vete në Gjermani. Në skenën politike hapur anëtarët e partisë shprehnin armiqësinë kundër kolegëve, përqesheshin dhe bërtisnin. Ndërkohë që kjo parti gjithmonë e qëronte veten si qepa - ata që gjoja ishin forca konservatore-kombëtare nxirreshin jashtë saj, ndërkohë që bërthama radikale ekstremiste e djathtë dilte gjithnjë e më shumë në pah dhe zgjeronte pushtetin.

AfD ia ka dalë të mbetet temë në opinionin publik: si parti radikale e opozitës fundamentale, që është kundër të gjitha partive të tjera. Debateve të mëdha politike në vend ajo i vinte vulën e saj -si me refuzimin gati të çdo lloj emigracioni dhe me kërkesën për dëbime masive të azilkërkuesve.

"AfD- nacionaliste dhe ekstremiste e djathtë"

Në kongresin aktual të partisë (28 korrik 2023) në Magdeburg paraqitet një parti që i ka lënë pas luftërat për pushtet. "Çështja e orientimit politik të partisë AfD është sqaruar ndërkohë brenda për brenda", thotë sociologu dhe ekspert për ekstremizmin e djathtë, David Bgrich nga Shoqata e Magdeburgut, "Miteinander e.V".  Tek kjo parti ka fituar krahu ekstremist, nacionalist, që është me shumë vetëbesim, thekson Begrich. Politikani i AfD për çështjet e Europës, Maximilian Krach, thotë në një diskutim në Schnellroda në lidhje me sondazhet për këtë parti se "ne jemi aktualisht partia më interesante e djathtë e Europës". "Sepse kudo vlen motoja, që nëse do të mbledhësh pikë, duhet të përshtatesh me përmbajtjen, të servilosesh. Ne si AfD tregojmë, se i kemi këto rezultate me një kurs të qartë përmbajtësor."

Me kurs të qartë, AfD ka parasyzh refuzimin radikal të të gjitha zhvillimeve politike në dekadat e kaluara. Për kongresin e partisë në Magdeburg në programin orientues të partisë për zgjedhjet europiane 2014, thuhet se Gjermania duhet të dalë nga BE dhe eurozona. Masat për mbrojtjen e klimës dhe energjitë e rigjenerueshme refuzohen. AfD kërkon një Europë të mbyllur kundrejt migrantëve dhe është kundër islamit. Lufta kundër racizmit dhe diskriminimit po ashtu nuk shihet e nevojshme, ashtu si dhe përballja gjermane me historinë kolonialiste. "Kultura e fajit dhe turpit, siç kërkon ta forcojë ideologjia postkolonialiste në të gjithë Europën nuk i përgjigjet fakteve historike. Ne e refuzojmë këtë."

Në një kohë që AfD gjithnjë e më hapur bashkohet me persona ekstremistë të djathtë dhe grupime të tilla. Edhe lidhjet e disa funksionarëve me neonazizmin, Adolf Hitlerin dhe epokën vrasëse nacionalsocialiste nuk kanë pasur pasoja. "AfD në lidhje me lidhjet e saj me grupimet ekstremiste të djathta dhe persona vepron sipas motos: Nëse na zënë me dorën tek qeska me sheqerka, ne themi 'po ne nuk donim të marrim ëmbëlsira", shpjegon eksperti për ekstremizmin e djathtë, Begrich.

Fitorja e kandidatit të AfD, Sonneberg në Tyringji
Fitorja e kandidatit të AfD, Sonneberg në TyringjiFotografi: Martin Schutt/dpa/picture alliance

Simpati e hapur për Putinin

Megjithëse në radikalitetin e saj kjo parti është bërë më unike, disa konflikte të brendshme nuk kanë marrë ende fund. Këtë e tregon politika ndaj Rusisë thotë David Begrich. "Në pjesët lindore gjermane flitet pa dorën goje, pjesërisht edhe hapur simpatizohet me luftën agresore të Putinit kundër Ukrainës. Kurse në degët perëndimore të partisë ekziston një qëndrim tjetër."

Para zgjedhjeve të rëndësishme europiane në vitin 2024 kjo parti shënon rezultate të mira në sondazhe, me rreth 20% preferencë tek votuesit, madje më mirë se partia e kancelarit, Scholtz, SPD. "Pritet që në zgjedhjet e ardhshme komunale, kjo parti do të zgjerojë pushtetin e saj. Që do të thotë kjo parti po rritet nga baza."

Kërkesa për shoqëri homogjene

Për sistemin politik të Gjermanisë, AfD është një sfidë e veçantë. Mbrojtësit e kushtetutës dhe ekspertë të ekstremizmit të djathtë ka kohë që paralajmërojnë për tendenca antidemokratike dhe antihumane në Afd. Sidomos për përcaktimin e saj se "kush është gjerman". Për AfD pasaporta gjermane nuk është provë, se kush është gjerman. Ajo propagandon një botëkuptim nacional etnik-kulturor dhe përdor një gjuhë fyese raciste kundër migrantëve me fantazi dëbimi të tyre. Me këtë ajoshkel një nga parimet bazë të kushtetutës gjermane dhe hedh poshtë një nga mësimet më të mëdha nga historia e dhunshme gjermane: që asnjë gjerman nuk duhet të diskriminohet për shkak të prejardhjes, fesë apo kulturës së tij.

Votime në Gjermani
Votime në GjermaniFotografi: Martin Schutt/dpa/picture alliance

Konkurrenca politike ende nuk e ka gjetur mënyrën e veprimit me AfD. Partia konservatore kristiandemokrate, CDU e Friedrich Merz përpiqet të gjejë një kurs të qartë - nga njëra anë kjo parti do të rifitojë votues të krahut të djathtë të skajshëm, në një kohë që në nivel komunal ka lidhje me pika takimi. Nga ana tjetër kreu i saj, Merz kishte bërë fjalë për ruajtjen e frontit të paprekur kundër AfD-së. David Begrich është i mendimit, se kursi me zigzage i ka sjellë përfitim vetëm një partie: AfD.