Nelson Mandela - Zëri i lirisë
Nelson Mandela, gjyshi i Afrikës së Jugut dhe ikona e luftës kundër aparteidit ndërroi jetë. Një nga të burogsurit politikë më të njohur të brezit të tij, që më pas u bë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut.
Lamtumirë Nelson Mandela
Shumë afrikano jugorë do ta kujtojnë Nelson Mandelan me një buzëqeshje. Ata i kanë thënë gjithmonë "Madiba". Më shumë se kushdo tjetër, ai luajti një rol të rëndësishëm në historinë e Afrikës së Jugut. Pasi vuajti më shumë se tri dekada në burg, ai u bë presidenti i parë me ngjyrë në vitin 1994.
Zyra e parë ligjore e drejtuar nga një zezak
Nelson Rolihlahla Mandela lindi më 18 korrik 1918 në provincën e Kepit Lindor në Afrikën e Jugut. Pasi mbaroi gjimanzin, ai vendosi të studiojë për drejtësi. Ai ishte mjaft aktiv gjatë kohës së studimeve, në luftë kundër aparteidit. Në vitin 1952 ai hapi zyrën e parë ligjore të drejtuar nga të zinjtë, së bashku me Oliver Tambo në Johanesburg.
Aparteidi
Aparteidi, 'lufta' mes të bardhëve dhe zezake, preku shumë fëmijërinë dhe rininë e Mandelës.
Mandela boksieri
Në moshë të re, Mandela ishte një boksier i apasionuar. "Në ringun e boksit nuk vlen statusi, mosha, ngjyra e lëkurës apo pasuria", thoshte ai për sportin e tij të preferuar. Ai e mbajti veten në formë edhe gjatë kohës së burgut. Ngritja e peshave dhe pompat, ishin pjesë e rutinës së përditshme të tij.
I dënuar me burgim të përjetshëm
1964: Forcat policore janë mbledhur para Gjykatës për t'i shpërndarë njerëzit, të cilët ishin mbledhur gjatë gjykimit të Mandelës dhe aktivistëve të tjerë kundër-aparteid. Në çështjen e ashtuquajtur Rivonia, Mandela u dënua me burgim të përjetshëm për shkak të veprimeve të tij poltike.
Dekada në burg
Mandela kaloi 18 vjet në një qeli 5 metra katror në ishullin Roben. Ai kishte numrin e identifikimit 46664. "Unë njihesha vetëm si numër", tha Mandela pas lirimit të tij.
Lufta vazhdon
Ndërkohë që Mandela ishte pas hekruave, lufta kundër aparteidit vazhdoi. Gruaja e tij Winnie Mandela (në mes), u bë figura kryesore në luftën kundër të bardhëve në pushtet.
Bota interesohet...
…për fatin e Afrikës së Jugut. Në vitin 1988 u mbajt një koncert bamirësie për Nelson Mandelan në stadiumin Wembley në Londër. Artistë të njohur ndërkombëtarë festuan 70 vjetorin e tij dhe folën kundër aparteidit. 70 mijë vetë e ndoqën nga afër koncertin, që u transmetua në më shumë se 60 vende të botës.
Më në fund i lirë!
Më 11 shkurt 1990 – pas 27 vitesh - Mandela u lirua nga burgu. Kjo foto tregon atë dhe gruan e tij Winnie me grushtat lart, për të festuar fitoren e të zezakëve në luftë kundër regjimit të aparteidit të të bardhëve.
Kthim në politikë
Në maj të vitit 1990 Mandela u kthye në Kongresin Kombëtar Afrikan dhe zhvilloi bisedime me presidentin e athershëm Frederik Willem de Klerk (majtas). Bisedimet hapën rrugën drejt një Afrike Jugu pa aparteid. Në vitin 1993 ai dhe de Klerk morën Çmimin Nobel për Paqe.
Aleatët e Mandelës
Oliver Tambo (majtas) dhe Walter Sisulu (djathtas) ishin mes aleatëve më të ngushtë të Mandelas. Së bashku ata themeluan Ligën Rinore ANC në vitin 1944 dhe organizuan demonstrata masive kundër regjimit aparteid. Sisulu u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Tambo kaloi 30 vite në emigracion. Pas viteve 90’ ata morën pozicione drejtuese në Kongresin Kombëtar Afrikan.
Presidenti i parë i zi i Afrikës e Jugut
10 maji i vitit 1994 ka hyrë në histori. Pas zgjedhjeve të para të lira demokratike të zhvilluara në prill, Mandela u zgjodh si presidenti i parë me ngjyrë. Ai qendroi në post deri në vitin 1999.
Përgatitjet për Kupën e Botës
Më 15 maj 2004, u dha lajmi se Afrika e Jugut do ishte vendi që do të priste Kupën e Botës 2010. Këtu Mandela ngre kupën me krenari. I gjithë vendi ishte i ekzaltuar. Ishte hera e parë që Kupa e Botës zhvillohej në kontinentin Afrikan.
Ka dështuar kombi i ylberit?
Në vitin 2008 ksenofobia dhe dhuna dolën sërish në pah në lagjet e varfra të qyteteve të mëdha. Shumë emigrantë vdiqën. U shtuar pyetja: Ekziston ende ‘kombi i ylberit’ ku të gjithë jetojnë në harmoni, të cilin e krijoi Mandela? A ka dështuar kombi i ylberit?
Vitet e fundit të Mandelës
Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Mandela u tërhoq nga jeta publike për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij. Kjo fotografi është bërë gjatë festimeve për 93 vjetorin tij.