1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Ne jemi në gjendje t`i bëjmë të gjitha jo vetëm të flasim gjermanisht" - Baden - Vyrtembergu

Anke Hagedorn15 Shkurt 2010

Baden - Vyrtembergu (Baden-Württemberg) është landi i vetëm gjerman që është krijuar me referendum.

https://p.dw.com/p/Ekmc
Hajdelbergu
HajdelberguFotografi: DW

Shumica e qytetarëve të Baden - Vyrtembergut, (Württemberg-Baden), Vytemberg - Hohencollern (Württemberg-Hohenzollern) dhe të Badenit votuan më 16 dhjetor 1951 për bashkimin e tre landeve në një land të vetëm. Dita e lindjes së landit është 25 prill 1952.

Të ardhura të larta – papunësi të ulët

Baden - Vyrtembergu u zhvillua në vitet në vijim në një land të suksesshëm. Të ardhurat mesatare këtu janë më të larta se mesatarja gjermane, niveli i papunësisë 4,5 përqind (shkurt 2008) është më i ulti i federatës.

Veshje popullore nga Shvarcvaldi
Veshje popullore nga ShvarcvaldiFotografi: dpa - Bildfunk

"Ne i bëjmë të gjitha përveçse të flasim gjuhën letrare."

Baden - Vyrtembergu është një nga landet më inovative të BE-së veçanërisht në sektorët e teknologjisë së lartë industriale si dhe kërkimore - shkencore. Shpenzimet për kërkimet këtu janë më të larta se në rajonet e tjera evropiane. Baden - Vyrtembergu mund të krenohet me zgjedhjen në tetor të 2007 të katër universiteteve nga ky land si universitete ekselente.

Një sektor i rëndësishëm, i cili investon shumë në kërkime është industria e automobilëve. Dajmler (Daimler), Porshe (Porsche) dhe Bosh (Bosch) kanë qendrat e tyre në Baden - Vyrtemberg. Çelësi i suksesit të landit janë disa sipërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat japin kontributin që edhe në qytetet e vogla mirëqënia e popullsisë të jetë mbi mesataren.

Schauinsland afër Frajburgut
Schauinsland afër FrajburgutFotografi: AP

Shkencë, industri dhe natyrë e virgjër

Por edhe kualiteti i jetës është joshës. Këtu ekzistojnë restorantet me shije me të hollë të gjithë Gjermanisë, verëra të cilësisë së lartë dhe skenë e larmishme kulturore si dhe shumë natyrë e virgjër.

Prandaj këtu vijnë edhe shumë turistë. Me 40 milionë fjetje në vit, Landi i Baden - Vyrtembergut është një nga landet më të preferuara për udhëtime të Gjermanisë. Joshëse janë Shvarcvaldi ( Schwarzwald) me luginat dhe grykat e tij romantike dhe shtëpitë tipike fshatare, Liqeni Bodenze (Bodensee) me ishullin e luleve Majnau dhe Rajhenau (Mainau dhe Reichenau) që janë shpallur nga UNESCO trashëgimi e kulturës botërore, si dhe disa qytete piktoreske si Hajdelberg, Tybingeni, Farjburgu dhe Konstanca (Heidelberg, Tübingen, Freiburg dhe Konstanz).