1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërmjet shkatërrimit dhe shpresës

Klaus Prömpers5 Dhjetor 2014

50 ministra të jashtëm nga Lindja dhe Perëndimi, Veriu dhe Jugu takohen, për të çtensionuar në rradhë të parë një konflikt: luftën në Ukrainë.

https://p.dw.com/p/1DzRw
Fotografi: Reuters

Para një viti nisën protestat e popullsisë ukrainase kundër presidentit të atëheshëm dhe refuzimit të tij për të nënshkruar marrëveshjen e asociimit. Ndërkohë në Ukrainë kanë humbur jetën më shumë se 4300 njerëz. Nuk duket në perspektivë as paqja dhe as afrimi më i ngushtë me BE.

Ambasadori zviceran në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Thomas Greminger, ka frikë se ardhja e dimrit mund të sjellë "një katastrofë humanitare" për popullin e Ukrainës lindore. Shkatërrimi i shtëpive, industrisë dhe infrastrukturës, mungesa e energjisë elektrike, mungesa e ushqimit dhe ilaçeve mund të çojnë në një përshkallëzim të mëtejshëm dhe në fund në kaos, tha ai në një intervistë me revistën austriake "Profil."
Në prag të 40 vjetorit të organizatës, e cila u themelua në 1975 si Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, konflikti i Ukrainës dëshmon shumë qartë, sa i diskutueshëm është bërë sot një nga parimet themelore të Helsinkit: paprekshmëria e kufijve në Evropë. Atëherë ky parim ishte një pikë qendrore e marrëveshjes, që u përmbyll nga 35 shtete dhe është ratifikuar ndërkohë nga 57 shtete që nga Vladivostoku në Vankuver. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia në këtë organizatë rrinë akoma në një tryezë.

Të drejtat e njeriut të Helsinkit mbështesnin aktivitetet e shumë grupeve opozitare në Evropën komuniste të atëhershme, që çoi më në fund në rrëzimin e perdes së hekurt. Rusia, një nga pasardhësit juridikë të Bashkimit Sovjetik të shpërndarë, ka shkelur vazhdimisht traktatin me aksionet e saj në Çeçeni, Gjeorgji dhe në Ukrainë. Megjithatë që nga shtatori i këtij viti vlen marrëveshja e Minskut. Në Minsk të Bjellorusisë Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim me ndihmën e OSBE-së. Megjithatë vëzhguesit theksojnë se dokumenti nuk ka më vlerë, sepse asnjëra anë nuk e respekton atë. Që nga fillimi i armëpushimit mesatarisht 13 vetë në ditë bëhen çdo ditë viktimë e luftimeve.

Megjithatë të martën e kësaj jave OSBE arriti një armëpushim të mëtejshëm në aeroportin e Donetskut, ku zhvillohen luftime, dhe në rajonin Luhansk. Optimistët në OSBE duan të përpiqen më tej të vendosin ura, ndërmjet rebelëve në Ukrainën lindore, rusëve dhe qeverisë ukrainase.

Optimizëm i matur

Ai është shumë nevojshëm, po të kesh parasysh shprehjen e Ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier. "Nuk ka asnjë arsye për të qenë optimist. Rreziku i një përshkallëzimi të situatës vazhdon si dhe më parë." Një dëshmi për këtë është se momentalisht nuk zhvillohet asnjë dialog me Rusinë.
Ambasadori i Gjermanisë pranë OSBE-së në Vjenë, Rüdiger Lüdeking, shpreson megjithatë se në Bazel do të arrihet një marrëveshje në përputhje me të gjitha parimet e OSBE-së.
"Ne jemi ende lar prej kësaj. Megjithatë unë shpresoj se Këshilli i Ministrave do të shënojë fillimin e një dialogu serioz në këtë drejtim."
Kjo bëhet edhe më e vështirë duke pasur parasysh situatën aktuale, thotë ambasadori zviceran i OSBE-së, Thomas Greminger. Që separatistët prorusë marrin furnizime nga Rusia, është për të e padiskutueshme. "Është e qartë se municionet dhe materiale të tjera ushtarake në Ukrainën lindore vijnë nga jashtë, përndryshe separatistët nuk mund të zhvillonin luftime të ashpra me artileri për muaj me rradhë. Teza ruse është se separatistet kanë marrë municion dhe armë të ushtrisë ukrainase në Ukrainën lindore. Por dikur ato konsumohen, pra duhet të marrin furnizim."

Të ndërtojmë ura apo të dështojmë?

Duket e pamundur që ministrat të enjtën të arrijnë më shumë se një deklaratë formale, që t'i sillte Ukrainës me të vërtetë një të ardhme të shpejtë në paqe.

Tri ditë më parë vëzhguesit e OSBE-së në Ukrainën lindore ranë edhe një herë nën breshërinë e të shtënave gjatë një kontrolli rutinor. Se nga kush është ende e paqartë. Me më shumë se 300 vëzhgues, ushtarakë dhe civilë, OSBE-ja po përpiqet të mbajë nën vëzhgim kaosin, sidomos në Ukrainën lindore. Kërcënimet e vazhdueshme të personelit janë shkak për shqetësim. Kujtimet e pengmarrjeve të grupit të parë të vëzhguesve në fillim të konfliktit ushtarak janë ende të freskëta.
3600 policë dhe më shumë se 1000 ushtarë zviceranë do të mbrojnë konferencën gjigande në Bazel, për të garantuar sigurinë e 57 ministrave të jashtëm dhe të 1200 delegatëve. Për fat të keq vetëm shpenzimet vetëm nuk garantojnë suksesin e konferencës, e cila ndër të tjera do të zgjedhë Gjermaninë si kryesuese të OSBE-së në vitin 2016.

Takimi i Minskut në shtator 2014
Takimi i Minskut në shtator 2014Fotografi: picture alliance/AP Photo
1975 u themelua Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë,
1975 u themelua Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë,Fotografi: picture alliance/ZB