1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndryshimet klimatike dhe përmbytjet vdekjeprurëse në Evropë

30 Gusht 2021

Shkencëtarët thonë se përmbytjet vdekjeprurëse që shkatërruan Evropën veriore në korrik do të kishin me pak gjasa të ndodhnin në një botë pa ndryshime klimatike.

https://p.dw.com/p/3zXip
Deutschland Unwetter Erftstadt - nachher
Fotografi: Rhein-Erft-Kreis/AP Photo/picture alliance

Ngrohja globale bëri që reshjet e dendura të verës të ishin 3%-19% më të forta, sipas një studimi të botuar së fundi nga një grup ndërkombëtar studiuesish të klimës pranë World Weather Attribution (WWA).

Ky hulumtim mund të luajë një rol kritik përpara zgjedhjeve të shtatorit në Gjermani, ku pati përmbytje me përmasa historike dhe vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga përmbytjet.

Deutschland Unwetter B265 bei Erftstadt Blessem
Fotografi: Sebastien Bozon/Getty Images/AFP

"Këto përmbytje na kanë treguar se edhe vendet e zhvilluara nuk janë të sigurta", tha Friederike Otto, studiuese e  klimës në Institutin për Ndryshimet Mjedisore të Universitetit të Oksfordit dhe bashkautore e studimit, në një deklaratë për shtyp.

Në mes të korrikut rrethi Blessem në Erfstadt në perëndim të Këlnit u mbyll plotësisht pasi lumi Erft pëmbyti rrugët dhe shtëpitë aty pranë.

Deutschland Hochwasser Katastrophe Erftstadt
Fotografi: Michael Probst/AP Photo/picture alliance

Përmbytja ishte aq e madhe saqë një gurore zhavorri në periferi të qytetit u mbush me ujë ndërsa skajet e saj u zgjeruan. Në gropën e hapur u rrëzuan ndërtesat dhe pjesët e një kështjelle