1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndihmë kundër Sidës me efekte anësore

Jennifer Fraczek1 Dhjetor 2013

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates është një aktor shumë i rëndësishëm në luftën kundës Sidës në botë. Por ndaj financimit të fondacioni ka kritika ashtu si dhe ndaj trajtimit të politikës shëndetësore.

https://p.dw.com/p/1AR6n
Fotografi: AP

Vetëm pak kohë më parë bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, u nderua sërish për angazhimin e tij humanitar. Në një mbrëmje galá ai dhe gruaja e tij Melinda morën në nëntor në Mynih çmimin e medies Bambi. Të dy vlerësohen si shembull i zemërgjerësisë, argumentuan akorduesit e çmimit. "Ata kanë krijuar fondacionin më të madh të botës. Lufta kundër kërcënimeve vdekjeprurëse si Sida, malarja dhe tuberkulozi është për ta një çështje parësore", thuhet në argumentimin e jurisë.

Miliarder dhe filantrop - Bill Gates në mbrëmjen e çmimit Bambi
Miliarder dhe filantrop - Bill Gates në mbrëmjen e çmimit BambiFotografi: John Macdougall/AFP/Getty Images

Fondacioni i Bill dhe Malinda Gates jep të holla për organizata të njohura në të gjitha kontinentet dhe dhuron para për projekte, për të cilat shpesh qeveritë nuk kanë mjete financiare. Në sektorin e shëndetësisë fondacioni është organizata më e madhe e bamirësisë me aktivitetet global, me një buxhet që shpesh kalon atë të OBSH-së.

OBSH madje në të kaluarën është mbështetur financiarisht nga fondacioni Gates, ashtu si dhe organizata të tjera. Në Gjermani në rrethin e këtyre organizatave bëjnë pjesë p.sh. Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), që ka përfituar një mbështetje prej më shumë se 1,7 milionë euro si dhe Organizata Kundër Urisë në Botë me më shumë se 1 milion.

Ndër çështjet më të rëndësishme për fondacionin Gates është lufta kundër Sidës. Për këtë ai ka vënë deri tani gati 3 miliardë euro në dispozicion, ndër të tjera për zbulimin e një vaksine kundër HIV. Por megjithë vlerësimin e punës që Bill Gates financon, ndaj fondacionit të tij ka kritikë.

Shërbim mjekësor rudimentar - Pavion spitali në Bossangoa, Afrika Qendrore
Shërbim mjekësor rudimentar - Pavion spitali në Bossangoa, Afrika QendroreFotografi: picture alliance/Tone Koene

Kritikët vlerësojnë si problematike mënyrën se si mblidhen paratë dhe si përdoren ato në disa raste. Një pjesë e financimit vjen nga investime në firma të tjera. Procedurë jo e pazakontë, shumë fondacione veprojnë kështu. Por fondacioni Gates investon para edhe në kompani, të cilat nuk punojnë aspak që të gjithë njerëzit të kenë një jetë të shëndetshme dhe produktive.

Fitim nga kapitali 10 për qind

"Fondacioni Gates me kapitalin e fondacionit ka një rentabilitet prej 10 për qind. Kjo nuk është e mundur me një politikë investimi etike dhe afatgjatë", thotë drejtori i organizatës së të drejtave të njeriut Medico International, Thomas Gebauer. Ky fitim mbi kapital është i mundur vetëm kur paratë investohen në sektorë me fitime shumë të larta si industria farmaceutike, kimike apo ushqimore", thotë Gebauer, "sektorë ekonomikë të cilët njihen se nuk kanë vetëm efekte pozitive mbi shëndetin."

Para disa vitesh shkencëtarë amerikanë dhe britanikë radhitën në një studim sipërmarrjet në të cilat ka aksione fondacioni Gates. Aty bëjnë pjesë Schering-Plough, Merck, Glaxo Smithkline dhe Sanofi-Aventis si dhe McDonalds, Coca Cola dhe Kraft.

Grua me një fëmijë të sëmurë me Sidë
Fotografi: Rafael Belincanta

Kritika nga shefi i Medico International, Gebauer, shkon edhe më tej: fondacioni ka një interes që të nxjerrë fitim nga këto investime. Ai e ilustron këtë me anë të një shembulli: "Për vite me radhë aktivistë të shëndetit së bashku me OBSH-në kanë luftuar që ushqimi industrial për foshnje të mos zëvendësojë qumështin e nënës, shumë më të ushqyeshëm." Për të mbështetur këtë inisiativë disa vende patën kufizuar reklamën për qumështin industrial për foshnje, si p.sh. Kenia. Kohët e fundit u bë e ditur se shoqata e financuar kryesisht nga fondacioni Gates "Global Alliance for Improved Nutrition" (GAIN), kishte ushtruar trysni ndaj Kenias për të mos ashpërsuar rregulla të tilla. Kjo do t'i ulte mundësitë e fitimit për industrinë ushqimore dhe kështu edhe të ardhurat e fondacionit. Konkluzioni i Gebauer: këtu kemi një konflikt masiv interesi, në rastin më të keq në kurriz të angazhimin për shëndetin.

Kurs i butë me industrinë

Konflikte të tilla sheh edhe Oliver Moldenhauer, i cili ka luftuar për organizata të ndryshme për një qasje më të mirë të njerëzve tek medikamentet jetike. Sipas këndvështrimit të tij fondacioni Gates me partneritetin e tij me firmat, mbështet monopolet dhe pengon ndër të tjera që edhe njerëzit e varfër të mund të marrin përkujdesjen më të mirë shëndetësore.

Shëndeti nuk varet vetëm nga medikamentet - edhe uria të sëmur
Shëndeti nuk varet vetëm nga medikamentet - edhe uria të sëmurFotografi: dapd

"Do të dëshiroja që në këtë pikë fondacioni Gates të ishte më kritik, që ai të ushtronte trysni ndaj firmave, që ato të mos aplikonin më çmime monopol", kërkon Moldenhauer. Shembull: medikamentet e Sidës në vendet në zhvillim. Medikamente të zhvilluara kohë më parë janë vërtet shumë të lira në këto vende. "Por medikamente më të reja, për të cilat pacientët kanë nevojë pasi kanë krijuar rezistencë ndaj të vjetrave, janë shumë të shtrenjta dhe nuk mund të përballohen nga popullsia apo sistemi shëndetësor shtetëror."

Fitimi me patentat

Në këtë mes një rol të madh luajnë patentat. Ato i mbrojnë prodhuesit nga humja e pjesëve të tregut me anë të kopjeve të lira, të ashtuquajturit gjenerikë. Pikërisht në rastin e Sidës kjo është një temë e nxehtë prej shumë vitesh. Medikamentet origjinale të infektuarit me HIV në vendet afrikane nuk mund t'i blejnë. E drejta e patentës vitet e fundit madje është ashpërsuar më tej, dhe kështu terapi të reja nuk janë aspak të mundshme për të varfërit, thotë Moldenhauer. Ngjashëm është situata edhe për vaksinat, një nga fushat speciale të fondacionit Gates. Moldenhauer thotë se do të dëshëronte që në këtë drejtim.