1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

EU-Gipfel Griechenland Auftakt

Lindita Arapi24 Qershor 2011

Greqia duhet shpëtuar e bashkë me të i gjithë Bashkimi Evropian. Kjo ishte esenca e samitit të BE-së, që do të hyjë në histori si samiti i Greqisë.

https://p.dw.com/p/11iZt
Presidenti i KE-së Barroso në samitin e BE-së më 23.6.2011Fotografi: dapd

Ky samit, i cili me gjasa do të hyjë në histori si samiti i Greqisë, u duk të kishte qenë edhe për presidentin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso një kënaqësi e veçantë, megjithëse edhe munduese. Sidoqoftë, atij i ndriste fytyra, me gjithë orën e vonët mbrëmjen e së enjtes (23.6.), kur foli për një përjetim me sa duket krejt të ri:

"Mund t'ju them se me përvojën time në Këshillin Evropian sot pashë për të parën herë këtë lloj angazhimi në rrafsh krerësh shtetesh dhe qeverish. Ata diskutuan edhe tema të tilla (edhe tema të ndjeshme) si çështja e vendimeve dhe e përgjegjësisë kombëtare."

Symbolbild Waage Griechenland Euro Flash-Galerie
Pamje simbolike e BE-së dhe GreqisëFotografi: picture-alliance/dpa

BE: Më shumë kursime

Temë thelbësore ishte kriza evropiane e borxheve dhe përballimi i saj. Vendi i prekur më rëndë deri tani (Greqia) mund të llogarisë me një paketë tjetër ndihme. Kjo paketë e dytë ndihme do të jetë deri në 120 miliardë euro. Megjithatë, ajo do të paguhet vetëm kur parlamenti grek të ketë miratuar paketën e re të kursimeve javën e ardhshme, theksoi Barroso:

"Reforma e sistemit fiskal është e domosdoshme, reformat janë të domosdoshme, privatizimet janë të domosdoshme. Por ne duhet të bëjmë të qartë, se bëhet fjalë edhe për rritjen ekonomike. E prezantova këtë nismë pas diskutimeve me kryeministrin Papandreu, për të parë, se si mund t'i shfrytëzojmë fondet ekzistuese të BE-së në Greqi, në mënyrë që ato të përforcojnë ndikimin e tyre mbi rritjen ekonomike dhe mbi vendet e punës."

EU-Ratspräsident Van Rompuy beim EU-Gipfel am 23.6.2011
Presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy po në samitin e BE-së 23.6.2011Fotografi: dapd

Van Rompuy: Më shumë mbikqyrje

Një pagesë më e shpejtë e mjeteve financiare nxitëse të BE-së prej një miliardë euro do t'i japë një ndihmë rimëkëmbjeje shtesë ekonomisë greke. Për ta mbrojtur atë në të ardhmen më mirë prej krizave, 27 krerët e shteteve dhe të qeverive miratuan dje në mbrëmje (23.6.) veç kësaj instalimin e përhershëm të mekanizmit të shpëtimit ESM, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian Herman van Rompuy:

"Para së gjithash konfirmuam tekstin e marrëveshjes për Mekanizmin Evropian të Stabilitetit dhe ombrellën e përhershme të shpëtimit në të ardhmen. Ne theksojmë rëndësinë e testeve krejtësisht transparente të stresit për bankat. Dhe për sa i takon paketës së ligjeve për forcimin e mbikëqyrjes së ekonomike, të ashtuquajturin Six Pack, pra një pakt stabiliteti më i fuqishëm dhe një mbikëqyrje makroekonomike, kjo është afruar duke u bërë e arritshme."

Autor: Daphne Gratwohl/Elert Ajazaj

Redaktoi: Lindita Arapi