1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kissinger – Një ministër i Jashtëm i SHBA-së nga Bavaria

30 Nëntor 2023

Nobelisti dhe ish-ministri Jashtëm i SHBA-së Henry Kissinger u nda nga jeta në moshë të thyer. Kissinger ishte jo vetëm një ndër ministrat e jashtëm më të njohur të SHBA-së, por deri më sot i vetmi me origjinë gjermane.

https://p.dw.com/p/4Ze1G
Portret i Henry Kissinger
Henry KissingerFotografi: ecomedia

Henry ose Heinz Alfred Kissinger – sikurse quhej ai fillimisht – lindi më 27 maj 1923 në Fyrt (Fürth) të Bavarisë si biri i një hebreu, mësues gjimnazi, Louis dhe bashkëshirtja e tij Paula. Më 1938 - Kissinger ishte 15 vjeç, kur emigroi bashkë me prindërit në SHBA, për t'i shpëtuar përndjekjes së nazistëve ndaj hebrenjve. Për të në SHBA pasoi një karrierë e pashembullt, ndaj së cilës edhe ai vet dukej i befasuar deri sot në moshë të thyer. "Më mbush me krenari", tha ai kur e shpall qytetar nderi i qytetit Fyrt në vitin 1998, "të jem  këtu si ish-ministër i vendit, - mund të them të vetmit në botë- në të cilin qytetarët e adoptuar lejohen të marrin përgjegjës e detyra përsipër dhe t'i ushtrojnë ato."

Kissinger ndoqi shkollën në Nju Jork dhe shërbeu gjatë dy viteve të fundit të Luftës së Dytë Botërore në Ushtrinë eSHBA-së, ndër të tjera në sektorin ushtarak të kundërzbulimit. Studimet i kreu në Universitetin prestigjoz të Harvardit duke mbrojtur dizertacionin me temë ekuilibri i fuqive të mëdha para Luftës së Parë Botërore. Teza e tij e dizertacionit edhe sot e kësaj dite renditet ndër klasikët e historiografisë moderne.

Një karrierë marramendëse politike

Shumë shpejt Kissinger në vitet 1950 mori postin e drejtorit të Seminarit Ndërkombëtar të Universitetit. Në udhëtimet e politikanëve ai bëri emër si një analist brilant i konfliktit Lindje-Perëndim. Pas ndërtimit të Murit të Berlinit ai këshillonte presidentin Kennedy për masat ushtarake kundër. Më 1968 presidenti Nixon e emëroi Kissinger këshilltar për politikën e jashtme. Katër vjet më vonë i besuari i Nixonit për çështjet e sigurisë, më 1973 u bë ministër i jashtëm. Kissinger qëndroi në post edhe pasi Noxoni u tërhoq shpejt për shkak të aferës Watergate. "Po të analizosh Watergate, kjo është një aferë e tërë e një serie cikërrimash mendjelehtësie, që nuk e nderojnë aspak Nixonin", është shprehur Kissinger më vonë. "Por sipas mendimit tim, ai u ndëshkua shumë rëndë."

Henry Kissinger në vitin 1996 duke dhënë në Paris një konference shtypi
Henry Kissinger në vitin 1996 duke dhënë në Paris një konference shtypi në funksionin e tij si këshilltar sigurie i presidentit të SHBA-s, NixonFotografi: AFP via Getty Images

Më 1973 Kissinger u nderua me Çmimin Nobel të Paqes, një vlerësim, që ishte i diskutueshëm për shkak të angazhimit të SHBA-së asokohe në luftën e Vitenamit. Në bisedimet sekrete me Vietkong (Fronti Nacional për Çlirimin e Vitenamit) Kissinger pati kontribuuar që Amerika t'i jepte fund luftës së humbur.

Kissinger për një Europë të fortë

Kissinger shquhej për kapacitetin dhe aftësinë e tij të veçantë për të menduar në kategoritë gjeostrategjike. Ai jo vetëm e kishte kuptuar shumë shpejt që zhvillimi i Kinës po e ngjiste atë në nivelin e një fuqie të madhe duke drejtuar hapjen amerikane ndaj Kinës, por ai kishte kuptuar edhe shanset që ofroheshin prej një shpërbërjeje paqësore të Bashkimit Sovjetik. Ai gjithashtu ka mbështetur si konsulnet ribashkimin e Gjermanisë.

Edhe pas karrierës së tij si politikan profesionist, Kissinger deri në moshë fort të thyer vazhdoi të ishte mjaft i kërkuar si referues dhe këshilltar. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe politikës amerikane të luftës në Afganistan dhe në Irak, Kissinger ka tërhequr vëmendjen nga rreziku i çarjes së partneritetit transatlantik. Këtë ai e bënte, pas hequr dorë për asnjë çast nga pozicioni i atdheut të tij të përzgjedhur, SHBA-së: "Këtu nuk kemi të bëjmë me unilateralizëm kundër multilateralizmit, por me aftësinë, për të njohur një qëllim të përbashkët. Nëse ekziston ky qëllim, atëherë pak rëndësi ka multiateralizmi. Një Europë e fortë është në interesin tonë."

Henry Kissinger duke biseduar me presidentin e Kinës Xi Jinping në Pekin
Henry Kissinger vizitoi më 20 korrik 2023 presidentin e Kinës Xi Jinping në PekinFotografi: China Daily/REUTERS

Për një Europë të fortë u angazhua Kissinger deri në moshën e tij të thyer: Në valën e krizës së euros më 2012 ai paralajmëroi nga rreziku i kthimit të Europës tek modeli i vjetër i shteteve-komb. Në një intervistë për Financial Times verën e vitit 2018 pyetjes, nëse shoku prej Trump mund të bëjë që shtete të tjera perëndimore më në fund të qendrojnë  mbi këmbët e veta, ai iu përgjigj: "Do të ishte ironike, nëse kjo do të ndodhte prej epokës Trump. Por nuk është e pamundur." Sipas mendimit të tij Trump mund "të jetë një ndër ato figura historike, që shfaqen herë pas here, për të shenjuar fundin e një epoke dhe për të imponuar heqjen dorë prej formës së vjetër." Ai paralajëmronte, se ne po jetojmë "në kohë shumë, shumë shqetësuese".

Poltikani i njohur ishte aktiv deri në fund: Në moshën 95 vjeç ai vazhdonte të punonte për një libër mbi personalitete të fuqishme burra e gra shteti, ndër to edhe Margaret Thatcher. Edhe në 100 vjetorin e lindjes majin e këtij viti Kissinger ishte aktiv, merrte pjesë në mbledhjet në Shtëpinë e Bardhë, dhe referonte në komisionin e senatit për kërcënimin bërthamor nga Koreja e Veriut. Në korrik 2023 ai vizitoi papritur presidentin kinez Xi Jinping.

Më 29 nëntor 2023 Kissinger mbylli sytë në shtëpinë e tij në shtetin Connecticut. Ceremonia e përmortshme zhvillohet në rrethin e ngushtë familjar, bëhet e ditur. Një ceremoni përkujtimore në nder të tij do të zhvillohet më vonë në Nju Jork.

Autro: Daniel Scheschkewitz