1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nazistët në bankën e të akzuarve - 60 vjetori i proceseve të Nyrnbergut

Birgit Gërc21 Nëntor 2005

Për herë të parë në histori politikanë, ushtarakë dhe të tjerë funksionarë duhet të jepnin personalisht llogari në bankën e të akuzuarve. Këto proecese janë në aspektin historiko-juridik pararendësi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.

https://p.dw.com/p/Aqhe
Herman Gëring në sallën e Tribunalit në Nyrnberg
Herman Gëring në sallën e Tribunalit në NyrnbergFotografi: AP

Për kryetarët e shteteve dhe të qeverive të forcave aleate prej kohësh ishte e qartë, se duheshin ndëshkuar krimet naziste. Por Hitleri, Himleri dhe Gëbelsi iu shmangën përgjegjësisë duke kryer vetëvrasje. Herman Gëring - ministri i aviacionit dhe për një periudhë edhe numri dy pas Hitlerit u kap prej ushtrisë së SHBA, në çastin që ai tentonte bashkë me familjen të arratisej me 17 kamionë të mbushur plot e përlpot.

Gëring ishte përfaqësuesi më i lratë i regjimit nazist, në kohën që gjyqtari sovjetik Nikitshenko më 20 nëntor 1945 hapi procesin. Pikwrisht në Nyrnberg, qyteti i kongreve monstruoze të partisë së rajhut, ishin ulur në bankën e të akuzuarve 21 burra. Kryeprokurori i SHBA Xhekson lexon emrat e të akuzurave:

"Herman Vilhelm Gëring, Rudolf Hes, Joahim von Ribentrop, Robert Lei, Vilhelm Keitel, Ernst Kaltenbruner, Alfred Rosenberg."

Aktakuza përmban katër pika. E para komplot kundër paqes, e dyta planifikim, nisje dhe zbatim i një lufte agresive. Herman Gëring mohon çdo përgjegjësi personale pëprara trupit gjykues: "Unë nuk kam dashur dhe as nuk kam kryer ndonjë luftë, unë kam bërë gjithçka për ta shmangur atë nëpërmjet bisedimeve."

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve argumentojnë, se procesi nuk ka bazë ligjore, por bazohet në norma ligjore të vendosura pasi janë kryer aktet. Kryegjyqtari, britaniku Sër Xhefri Laurenc, e hedh poshtë këtë pretendim. Edhe Gjermania ka qenë e detyruar ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, për zgjidhjen me mjete paqësore të konflikteve ekzistuese.

Pika e tretë e akuzës është për krime lufte si dhe krime e shkelje ndaj ligjit të luftës. Ndërsa pika e katërt e akuzës ka të bëjë me krimet kundër njerëzores. Ndonëse Herman Gëring përkohësisht ka qenë edhe numri dy pas Hitlerit, ai as që do t´ia dijë për Holokaustin. Përkundrazi, ai pretendon: "Konfirmoj shprehimisht, se unë i dënoj ashpër vrasjet e tmerrshme masive dhe nuk kam aspak mirëkuptim."

Pas 72 seancash akuza mbyll në fillim të marsit 1946 paraqitjen e dëshimeve. Paskëtaj fjalën e kanë avokatët mbrojtës të të akuzuarve. Këta të fundit e deklarojnë veten kryekëput të pafjashëm. Herman Gëring në fjalën e tij të fundit: "Motivi i vetëm që më ka oreitnuar ka qenë dashuria e madhe për popullin tim, fati, liria dhe jeta e tij. Për ta dëshmuar këtë i drejtohem Zotit të plotfuqishëm dhe popullit tim gjerman."

Pala franceze dhe ajo sovjetike e akuzës kërkojnë dënime me vdekje, ndërsa britanikët kërkojnë edhe dënime me heqje lirie. Amerikanët nuk japin asnjë rekomandim të qartë mbi masën e dënimit.

Vendimi shqiptohet më 30 shtator dhe 1 tetor. Fajtor në të gjitha pikat e akuzës ndër të tjerë shpallet edhe Herman Gëring. Masa e dënimit: "Tribunali ushtarak ju dënon me vdekje, varje."

Gjithsej u shqiptuan 12 dënime me vdekje, shtatë dënime me burg dhe tri lirime. Vetëm pak orë përpara ekzekutimit më 16 tetor 1946 Gëring kryen vetëvrasje me helmim.

Përkundër planeve fillestare proceset e mëtejshme nuk realizohen më përpara një tribunali të përbashkët. Në zonën e pushtimit të SHBA gjykatat ushtarake amerikane kryejnë 12 procese pasuese kundër mjekëve, juristëve, SS-vë, bankierëve dhe industrialistëve. 185 persona nxirren në gjyq. 24 të akuzuar dënohen me vdekje. Procesi i fundit u mbyll në prill 1949.