1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO: Nuk do të ketë zonë të ndalim-fluturimeve mbi Ukrainë

5 Mars 2022

Në Bruksel u takuan si ministrat e Jashtëm të BE si dhe të NATO-s për gjendjen në Ukrainë. Gatishmëria për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë është e madhe, por nuk do të ketë një zonë të ndalim-fluturimeve mbi Ukrainë.

https://p.dw.com/p/4834T
Brüssel | Sondertreffen NATO-Außenminister
Fotografi: Olivier Douliery/AFP/Getty Images

Pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s, pasdite (04.03) në Bruksel u takuan edhe ministrat e Jashtëm të BE-së për konsultime rreth luftës në Ukrainë. Ndërmjet takimeve pati edhe biseda bilaterale – si p.sh. mes Presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen me ministrin e Jashtëm të SHBA-së Antony Blinken, gjithashtu shtetet e grupit të vendeve të industrializuara, G7 dolën me një deklaratë të prbashkët.

BE: Sanksionet po japin efekt

Ursula Von der Leyen kërcënoi Rusinë me „sanksione të mëtejshme të ashpra", në rast se kreu i Kremlinit Vladimir Putin nuk i jep fund luftës pushtuese të udhëzuar prej tij ndaj Ukrainës. "Ne jemi të vendosur, ne jemi të bashkuar", tha ajo në prani të Blinken. Regjimi i sanksioneve ndaj Rusisë po tregon efekt, tha von der Leyen. Gjithsej 40 shtete – ndër to vendet e G7 – kanë vendosur sanskione të ashpra si BE-ja.

I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, theksoi, se sanksionet e BE-së nuk synojnë ndryshimin e piushtetit në Rusi. Këto sanksione janë vendosur për shkaktë luftës në Ukrainë.

Blinken tha, se SHBA dhe aleatët europian duhet ta vazhdojnë presionin ndaj Rusisë, derisa t'i jepet fund luftës. "Eshtë tragjike", që të gjithë duhet të llogarisim me atë që kjo luftë nuk do të mbarojë kaq shpejt. Ndaj është i „nevojshëm presioni i mëtejshëm derisa ajo të marrë fund". Reagimin e BE-së Blinken e vlerësoi si „historik".

BE kufizon bashkëounimin juridik me Rusinë

Shtetet e BE-së deklaruan edhe, se do të kufizojnë bashkëpunimin juridik me Rusinë për shkak të invazionit në Ukrainë. Bazë për bashkëpunimin në fushën e së drejtës penale janë besimi si dhe respketimi i së drejtës ndërkombëtare.

Në takimin e posaçëm të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel morën pjesë edhe homologët e tyre nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Kanadaja. Në konsultime, sipas të dhënave të Borrel ishte lidhur përmes sistemit on-line edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Konsultimet e ministrave të jashtëm të NATO-s

Paraditen e së pretes (04.03) u takuan edhe ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s në Bruksel. Sekretari i Prgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas biseidmeve bëri të qartë, se NATO nuk do t'i përgjigjet kërkesës së ukrainasve për vendosjes së zonës së ndalimit të fluturimeve mbi hapësirën ajrore të Ukrainës. Aleatët janë në unanimitet, se avionët e NATO-s nuk duhet të operojnë në hapësirën ajrore ukrainase.