1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO: Jo trupa luftarake për Ukrainën

31 Janar 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë. Ndërkohë sot (31.01.) Këshilli i Sigurimit do të merret për herë të parë me krizën në Ukrainë

https://p.dw.com/p/46Iao
Ukraine-Konflikt
Ushtar ukrainas pranë vijës së frontit në LuhanskFotografi: Vadim Ghirda/dpa/AP/picture alliance

NATO ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje luftarake në rast të një marshimi rus në Ukrainë. "Ne nuk kemi plane të angazhojmë trupat luftarake të NATO-s në Ukrainë", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për BBC. Aktualisht në Ukrainë janë të angazhuar instruktorë ushtarakë të NATO-s. Aleanca ndihmon të forcojë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës dhe e furnizon atë me armatim luftarak.

NATO-Russland Rat tagt in Brüssel
Jens StoltenbergFotografi: Alexey Vitvitsky/Sputnik/picture alliance/dpa

Por për shkak se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, nuk vlen garancia e mbrojtjes 100% që mund të marrin anëtarët e saj. "Për Ukrainën, një partner ne ofrojmë mbështetje, dhe dërgojmë mesazhin, se do të ketë sanksione të rënda ekonomike në rast se Rusia përdor sërish dhunën." Ushtria ukrainase është tanimë "më e fortë, më e madhe dhe e armatosur shumë më mirë", se në vitin 2014, është shprehur Stoltenberg.

Rusia kërkon sqarim pozicionesh

Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe mbështeti separatistët besnikë të Moskës në Ukrainën lindore. Stoltenberg theksoi, se "nuk ka siguri" për qëllimet e Rusisë. Por ajo që vërehet është një marshim i përmasave të mëdha të trupave ruse me shumë ushtarë dhe teknikë ushtarake, që shoqërohet nga "retorika kërcënuese". Sipas Stoltenberg ka "rrezik real dhe kjo është arsyeja, pse partnerët e NATO-s kanë rritur mbështetjen për Ukrainën".

Ukraine-Konflikt - Russlands Außenminister Lawrow
Fotografi: The State Duma/AP/picture alliance

Rusia ndërkohë i ka vlerësuar si të pamjaftueshme përgjigjet me shkrim të NATO-s dhe SHBA për kërkesat e saj mbi garancitë e sigurisë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov kërkoi të dielën nga NATO dhe Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë, OSBE një sqarim të plotë mbi pozicionet e tyre. Në një kërkesë zyrtare drejtuar të dyja organizatave kërkohet një deklaratë, se si po e përmbushin ato detyrimin që "sigurinë e tyre të mos e forcojnë në kurriz të vendeve të tjera", tha Lavrov në televizionin rus.

Seancë e Këshillit të Sigurimit

Symbolbild Sicherheitsrat
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ndërkohë të hënën (31.01) me kërkesën amerikane, instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit do të trajtojë krizën në Ukrainë. Qeveria në Uashington i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të trajtojë në një seancë krizën e Ukrainës. Kjo bëhet "për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë" nga ana e Rusisë, bëri të ditur ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Rusia ka stacionuar më shumë se 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe ndjek "veprime të tjera destabilizuese kundër Ukrainës", ka thënë Thomas-Greenfield. Këshilli i Sigurimit do të trajtojë në një seancë të hapur këtë krizë.

 

la/uh/qu (dpa, rtr)