1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO-ja përforcon trupat në lindje

25 Mars 2022

Seri samitesh në Bruksel. NATO-ja reagon ndaj pushtimit rus të Ukrainës me njësi luftarake shtesë, kurse vendet e G7-s kërcënojnë Moskën me sanksione të mëtejshme.

https://p.dw.com/p/490ce
Belgien | Nato-Sondergipfel zum Ukraine-Konflikt
Fotografi: Eric Lalmand/BELGA/dpa/picture alliance

Për shkak të sulmit rus në Ukrainë, NATO përforcon njësitë e saj luftarake në vendet lindore që janë anëtare të aleancës. Sipas deklaratës përfundimtare në samitin special në Bruksel do të dërgohen njësi të reja ushtarake në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki. Deri tani njësi të tilla ka në Poloni dhe në tri shtetet baltike, Lituani, Letoni dhe Estoni.

Norwegen | NATO Manöver Cold Response 22
Fotografi: Stian Lysberg Solum/NTB/picture alliance

Sipas NATO-s bëhet fjalë për "njësi të gatshme për luftë", synimi i të cilave NATO do të shmangë përhapjen e luftësështë të frikësojnë Rusinë. Njësitë shumëkombëshe përbëhen nga ushtarë të vende të ndryshme anëtare, një element ky me të cilin NATO do "të bëjë të qartë se një sulm ndaj një aleati do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithë aleancës."

Stoltenberg kërkon pozicionim të qartë nga Kina

NATO kërkon nga Kina që të mbajë qëndrim të qartë kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. "Ne i bëjmë thirrje Kinës që t'i bashkohet pjesës tjetër të botës në dënimin e qartë të pushtimit rus të Ukrainës dhe të mos ofrojë asnjë mbështetje politike," tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në kuadrin e samitit special të NATO-s në Bruksel. Sigurisht kjo përfshin edhe mosdhënien e mbështetjes materiale për pushtimin e Ukrainës.

Belgien | Nato-Sondergipfel zum Ukraine-Konflikt
Jens StoltenbergFotografi: Benoit Doppagne/BELGA/dpa/picture alliance

Për shkak të luftës në Ukrainë Stoltenberg do të qëndrojë në detyrë edhe një vit më shumë se sa ishte planifikuar.

G7 rrit presionin ndaj Rusisë

Grupi i shtatë vendeve më të rëndësishme të industrializuara perëndimore (G7) e kërcënoi Rusinë me sanksione të mëtejshme dhe do ta izolojë atë edhe më shumë.

Belgien Brüssel | G7 Gipfeltreffen
Takimi i G7Fotografi: Sean Kilpatrick/AP/picture alliance

Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi se tërheqja e trupave ruse nga Ukraina është parakusht për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike. Në të njëjtën kohë grupi G7 paralajmëroi Rusinë kundër përdorimit të armëve kimike, biologjike ose bërthamore.

Belgien Brüssel | Nato-Sondergipfel - Joe Biden
Joe BidenFotografi: EVELYN HOCKSTEIN/REUTERS

Për të demonstruar qëndrimin e ashpër të shteteve perëndimore ndaj Rusisë në serinë e samiteve të zhvilluara në Bruksel erdhi për të marrë pjesë personalisht edhe presidenti amerikan Joe Biden.