1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO fillon vendosjen e sistemeve të mbrojtjes Patriot

20 Mars 2022

Vendosja e sistemeve raketore anti-ajrore Patriot ka filluar në Sllovaki për të përforcuar krahun lindor të NATO-s.

https://p.dw.com/p/48lDl
Raketa amerikane «Patriot» zhvendosen në Poloni
Raketa amerikane «Patriot» zhvendosen në PoloniFotografi: Stringer/YONHAP NEWS/dpa/picture alliance

Sistemet Patriot të Bundeswehr-it

Sisteme raketore anti-ajrore të gatshme luftarake të tipit Patriot të skuadronit të raketave anti-ajrore Bundeswehr.

Njësitë e para kanë mbërritur, njoftoi ministri sllovak i mbrojtjes Nad. Gjermania dhe Holanda po ofrojnë ushtarë dhe sisteme armatimi për këtë mision, me kërkesë të NATO-s.

Sllovakia ka një kufi prej gati 100 kilometrash me Ukrainën dhe druhet se lufta atje mund të përhapet. Sistemet Patriot mund të rrëzojnë avionë, helikopterë dhe raketa edhe në lartësi të mëdha.Sllovakia është anëtare e NATO-s dhe BE-së që nga viti 2004.

Raketa amerikane «Patriot» zhvendosen në Poloni
Raketa amerikane «Patriot» zhvendosen në PoloniFotografi: Agnieszka Majchrowicz/AA/picture alliance

Rritje e interesit për të shërbyer në ushtrinë gjermane

Me luftën në Ukrainë, interesi për shërbim në forcat e armatosura gjermane është rritur dukshëm. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha për gazetat e grupit mediatik Funke, në tre javët e fundit në faqen e internetit dhe në linjën e karrierës së Bundeswehr-it është regjistruar një numër dukshëm më i lartë kërkesash. Edhe rezervistët kanë vendosur kontakte me trupat. Gatishmëria për t'i shërbyer dhe mbështetur forcat e armatosura, Bundeswehrin në kohë krize është e lartë, shkruan ministria. Shifra nuk u bënë të ditura. Si do të ndikojnë konkretisht këto kërkesa në rekrutimin e Bundeswehr-it nuk dihet ende për shkak të periudhës së shkurtër kohore që nga fillimi i luftës.

aud (dlf)