NATO angazhohet për uljen e numrit të viktimave civile në Afganistan
16 Qershor 2007Reklamë
Bruksel: NATO dëshiron të pakësoj numrin e viktimave civile gjatë aksioneve ushtarake në Afganistan. Kjo do të arrihet përmes përmirësimit të rregullave të misionit. Kështu thanë ministrat e mbrojtjes të 26 vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike gjatë një takimi me homologun e tyre afgan Abdul Rahmin Vardak në Bruksel. Kryqi i Kuq ndërkombëtar ka kritikuar së fundi se para së gjithash është populli ai që po paguan çmimin për luftimet e ashpëra mes trupave ndërkombëtare dhe talebanëve.