1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mësuesit ndalohen të përdorin facebookun

Rachel Baig/Pandeli Pani30 Korrik 2013

Në jetën e përditshme të të rinjve facebooku dhe rrjetet e tjera sociale kanë kohë që kanë zënë vend si media komunikimi.

https://p.dw.com/p/19Gmf
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në disa lande gjermane si në Baden-Württemberg, Bayern, apo Schleswig-Holstein mësuesit nuk lejohen të përdoren për çështje pune rrjetet sociale si facebook, twitter, apo ­StudiVZ, pra as për të komunikuar për çështje pune me nxënësit dhe as me kolegët. Ministria e Kulturës e landit Baden-Württemberg shkruante në urdhëresën e saj se kjo masë ndaluese merret për arsye sigurie të të dhënave. Rolf Busch, zëvendëskryetar i Lidhjes federale për Arsimin, thotë se në shumë shkolla në Gjermani nuk tregohet kujdes për të dhënat, por se nuk i duket e drejtë, që për këtë të dënohen mësuesit me dalime të tilla.

Ministria e Kulturës konfirmon dyshimet e prindërve

Në jetën e përditshme të të rinjve facebooku dhe rrjetet e tjera sociale kanë kohë që kanë zënë vend si media komunikimi. Pra është afër mendsh që nxënësit të hyjnë në kontakt edhe me mësuesit e tyre edhe në këtë mënyrë, sidomos sepse në shumicën e platformave të shkëmbimit të informacionit komunikimi është më i pakomplikuar dhe jo aq i ngurtë sa përmes e-mailit, apo telefonit.

Facebook
FacebookFotografi: Reuters

Dhe mësuesit kanë mësuar t'i vlerësojmë vitet e fundit avantazhet e rrjeteve të tilla për shembull, kur është fjala për të postuar një sesazh të tilla si "Ora e edukatës fizike është sot në palestër", ose "Mësuesit mund t'i blejnë biletat për ballon e shkollës me gjysmë çmimi". Këto sot i gjen më shpejt në grupin e facebookut se sa në tabelën e njoftimeve në shkollë.

Megjithatë si thotë Selman Özen, përfaqësues i Këshillit të Nxënësve në Baden-Württemberg, në bisedë me Deutsche Wellen, ka shumë nxënës dhe prindër, që kanë rezerva në lidhje me facebookun për shkak të sferës private, e cila ruhet gjithnjë e më pak. E rëndësishme është sipas Özen edhe që mësuesit të ruajnë distancën e nevojshme pedagogjike, kur është fjala që ata kanë përmes facebookut gjatë gjithës kohës kontakt privat.

Alternativa të mundshme

Ministria i konsideron letrat dhe e-mailet e shifruara si alternativa të mundshme ndaj informacioneve në rrjetet sociale. Por në këtë drejtim ministria duhet të formulojë standarde dhe udhëzime të qarta.

Selman Özen, përfaqësues i Këshillit të Nxënësve në Baden-Württemberg, propozon që "Mësuesit duhet të përdorin e-mailin dhe njoftimet në tabelën e informacioneve. Nxënësit vetë pastaj mund ta përcjellin informacionin më tej nëpërmjet rrjeteve sociale."