Më shumë se Manhaten - Vështrim mbi Hesenin
13 Gusht 2010Frankfurti është qyteti më i madh i Hesenit, me rreth 650 000 banorë. Qyteti ka para derës Aeroportin Rin-Majnit të Frankfurtit, një ndër kryqëzimet më të rëndësishme ndërkombëtare. Në aeropotin e Frankfurtit punojnë 70 punonjës, dhe me gati 35 mijë punonjës është Lufthansa AG punëdhënësi më i madh në landin e Hesenit.
Majnhatan dhe kulme bankash
Bankat e mëdha që kanë qendrën në Frankfurt i japin qytetit ngjashmërinë me qendrën financiare në Nju Jork, prandaj dhe llagapi Majnhatan. Qendra e koncerneve të Bankës Gjermane (Deutsche Bank), Bankës Drezdner, dhe Bankës Commerzbank ndodhen në Metropolin pranë Majnit, shumë institucione të tjera financiare kanë filialet e tyre në Frankfurt.
Frankfurti është i rëndësishëm edhe si qendër panairesh, për shembull panairin e automobilëve që organizohet çdo vit në vjeshtë ose panairin më të madh të librit në botë, disa javë më vonë.
Art jo vetëm tek "documenta" e Kazelit
Për skenën ndërkombëtare të artit rëndësi të veçantë ka qyteti i Kazelit (Kassel) në të cilin që prej vitit 1955 zhvillohet çdo katër ose pesë vjet "Documenta", ekspozita më e rëndësishme e veprave të artit bashkëkohor. Por edhe skena "e thjeshtë" e muzeumeve në Frankfurt është më e pasur se e qyteteve të tjera gjermane.
Fshat idilik në Taunus
Kryeqyteti i landit, Vizbaden (Wiesbaden) është vend i njohur kurash. Ndërtimet brilante i japin sharmin e . Jashtë kësaj qendre përqëndrimi Heseni është me karakteristika fshatare, me fshatra dhe qytete të vogla. Specialitete të zonës janë e ashtuquajtura Ebelvoj, (Äbbelëoi) një lloj vere jo e kthjellët, e pa fermentuar deri në fund, ose e ashtuquajtura dankez (handkäs) një lloj djathi i futur në uthull që hahet me qepë.
Një nga bijtë më të famshëm të Hesenit është Johann Wolfgang von Goethe, poeti më i famshëm i Gjermanisë. Gëte ka lindur në vitin 1749 në Frankfurt mbi Majn. Kurse dy vëllezërit Jacob dhe Wilhelm Grimm kanë lindur në vitin 1785 dhe 1786 në Hanau. Ata u bënë të njohur kryesisht për mbledhjen e përrallave gjermane.