1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mundet Marine Le Pen të marrë kthesën?

11 Mars 2018

Në kongresin e partisë Front National, kryetarja e partisë, Marine Le Pen kërkon të ripërtërijë partinë. A mundet partia ekstremiste e djathtë franceze të krijojë lidhjen me sukseset e dikurshme?

https://p.dw.com/p/2u5M5
Marine Le Pen
Fotografi: picture-alliance/MAXPPP/T. Padilla

Partia e Marine Le Pen duket sikur është zhdukur nga skena politike në javët e fundit. Fronti Nacional i fitoi në zgjedhjet e qershorit disa vende më shumë në Asamblenë Kombëtare, por ato nuk mjaftonin për të arritur forcën e një fraksioni. Prandaj ekstremistët e djathtë kanë vetëm një të drejtë të kufizuar fjale në parlament. Le Pen ka qenë e rezervuar në kohët e fundit dhe ka dhënë pak intervista.

Arsyeja e heshtjes qëndron tek dështimi në zgjedhjet presidenciale. 33,9% që mori ajo kundër Macron ishin një rekord historik por përkrahësit kishin shpresuar për të paktën 40%. Shumë u zhgënjyen nga dueli i Le Pen me Macron. Ajo nuk ishte e përgatitur mirë sidomos në temat ekonomike.

Ripërtëritja në kongresin e partisë?

Kongresi i partisë në Lillë në këtë fundjavë duhet t'i japë fund pasigurisë brenda Front National. Në muajt e fundit anëtarët e partisë kanë bërë ture takimi në të gjithë Francën për të takuar përkrahësit. 50.000 anëtarët po ashtu morën edhe një formular me pyetje për kursin e ardhshëm të FN në lidhje me Europën, migracionin, temat sociale, arsimin, politikën e familjes dhe mjedisit. Rezultatet prezantohen këtë fundjavë e do të jenë baza për riorientimin e kësaj partie. Anëtarët zgjedhin një kryesi të re dhe një emër të ri për partinë. Marine Le Pen do ta mbajë postin e kryetares së partisë, një kundërkandidat nuk ka. „Ky është për të shansi për ripërtëritje. Ajo do ta rifreskojë marrëdhënien me anëtarët e partisë e të përgatitet për zgjedhjet europiane vitin e ardhshëm", është shprehur Jean-Yves Camus, studiues i ekstremizmit në Institutin për Çështje Strategjike dhe Ndërkombëtare (IRIS) në Paris.

Marion Marechal-LePen
Marion Marechal-LePenFotografi: picture-alliance/AP Photo/J. Martin

Fillimi i ri ka çmimin e vet

Hervé Le Bras, studiues zgjedhor në Shkollën e Lartë të Parisit për Studimet Sociale (EHESS) beson se një fillim i ri i tillë ka çmimin e vet. Ai vëzhgon pjesëmarrjen në zgjedhje në Francë nga viti 1970, kur u themelua FN. „Le Pen ia ka dalë me strategjinë e çdemonizimit të tërheqë e rrisë numrin e votuesve nga 21% në 34% në raundin e dytë të zgjedhjeve", thotë ai. „Por që atëherë është rritur presioni ndaj saj, që të largohet nga imazhi i butë. Nëse Le Pen i jepet këtij presioni, atëherë Fronti Nacional mund të humbasë pikërisht këtë potencial zgjedhësish." Ndërkohë që tani ka një degëzim të FN. Florian Phillippot  dhe një pjesë e krahut të orientuar nga ana sociale u largua nga partia në 2017-n dhe krijoi partinë „Le Patriots".

Konkurrenca e mbesës së Marine Le Pen

Nga ana tjetër Le Pen duhet të tejkalojë edhe popullaritetin e mbesës së saj. Marion Maréchal-Le Peni është e vetmja, së cilës besohet aftësia për t'i bërë konkurrencë tezes së saj në luftën për vendin e kryetares së partisë. Ajo përfaqëson krahun e djathtë të Frontit Nacional dhe është shumë e afërt me gjyshin e saj, që disa herë është dënuar për urrejtje kundër të huajve dhe antisemitizmin e tij. Sipas Le Bras „Marine Le Pen do të flasë më shumë për tema si identiteti francez, lufta kundër imigrimit, dhe islamizimin edhe për të vënë nën kontroll përkrahësit e mbesës së saj në parti."

Le Bras dyshon që FN do të marrë aq shumë vota në zgjedhjet europiane si në vitin 2014. Sidomos tani, kur me qëndrimin euroskeptik dhe kritik ndaj globalizimit, Fronti Nacional nuk është vetëm. Partia e majtë e Jean-Luc Mélenchons, "La France insoumise" (FI) dhe "Les Républicains" e djathtë të Laurent Wauquiez kanë zbuluar euroskepticizmin e mund t'i marrin vota Frontit Nacional. Ndoshta kohët si fuqi potenciale qeverisëse kanë marrë fund.

 

Lisa Louis Frankreich Paris Kommentarbild
Lisa Louis korrespondente nga Parisi