1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brandenburg Wälder Klimawandel

28 Tetor 2011

Brandenburgu është krenar për pyjet e veta në një milionë hektarë tokë. Por transformimi i klimës po rrezikon pyjet. Mbledhja e kulturave të reja është shpëtimi.

https://p.dw.com/p/131Hs
Monokulturat si pyjet e pishave dëmtohen më lehtë nga insektet
Monokulturat si pyjet e pishave dëmtohen më lehtë nga insektetFotografi: DW/Richard Fuchs

Bernhard Goetz tregon trungun ngjyrë kafe të një pishe jeffrey. Kjo lloj pishe rritet në fakt në bregun perëndimor të Amerikës së Veriut. Por prej disa vitesh edhe në Eberswalde, në një pyll të vogël direkt pas zyrës së drejtorit të kopshtit botanik të kolegjit teknik. “Pishat jeffrey rriten në Amerikën e Veriut në tokë shumë të varfër dhe të thatë”, shpjegon Bernhard Goetz. Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Brandenburgun, thotë Goetz, në qoftë se parashikimet aktuale të studjuesve të klimës jdo të dalin të vërteta. “Nëse siç parashikohet, moti bëhet i thatë dhe i ngrohtë, atëherë do të ketë zona në Brandenburg, ku ne do të kemi probleme me llojet e pemëve të vendit, që të mbajmë një pyll kompakt.”

Pyjet e pishave viktimë e klimës

Bernhard Götz kërkon pemë më rezistente se pishat gjermane
Bernhard Götz kërkon pemë më rezistente se pishat gjermaneFotografi: DW/Richard Fuchs

Ende pamja e Brandenburgut karakterizohet nga pyje me pisha, të cilat i sheh nga do që t'i hedhësh sytë. 1.1 milion hektarë pyje mbulojnë landin, pjesa më e madhe janë monokultura pishe. Ata janë mbjellur nga njerëzit për të përftuar dru dhe material ndërtimi. Por në qoftë se në vitet e ardhshme gjatë vitit do të bëjë më nxehtë dhe thatë, atëherë pishat do të dëmtohen nga insektet. "Nëse ju keni një pyll të përzier, atëherë insekti do të gjejë vetëm disa lloje pemësh, për të cilat ai është i specializuar. Atje nuk mund të shumohet në masë, si për shembull në një monokulturë, ku ky insekt i dëmshëm gjen një bazë të madhe ushqimi dhe mund të riprodhohet", thotë Bernhard Goetz.

Përveç kësaj shumë specie të vendit kanë vështirësi për t'u përshtatur me shpejtësi me më pak ujë, në temperatura të larta, në stuhitë më të forta, ose me ndryshimin e cilësisë të tokës, thotë Peter Spathelf, profesor për ndërtimin e aplikuar të pyjeve në Eberswalde. Në qoftë se pyjet duan të mbijetojnë ndryshimin e klimës në Evropën Qëndrore, atëherë duhet të ristrukturohen dhe në mënyrë masive. Përqindja e pishave nga 75 për qind, që është sot, do të ulet në 40, apo 50 vitet e ardhshme, thotë Spathelf. "Qëllimi është, që pishat të bien në 40 përqind."

Shpenzime për rimbjedhjen e pyjeve

Thatësira dhe temperaturat e ulëta në verë shtojnë rrezikun e zjarreve
Thatësira dhe temperaturat e ulëta në verë shtojnë rrezikun e zjarreveFotografi: picture-alliance/ ZB

Studjuesit e pyjeve kanë nisur garën kundër ndryshimit të klimës. Të armatosur me sharra motorike, me lopata dhe gardhe teli, ata nisen për të vëndosur në një zonë pyjore eksperimentale prej 145 hektarësh pemët, që mund t'i përballojnë ndryshimet klimatike. Një ndër dy pisha të një monokulture të vjetër priten dhe në hapësirën e krijuar mbillen bimë të vogla të reja, që kanë nevojë për dritë, pemë me gjethe, si lisat dhe ahu. Në pyll duhet vendosur një gardh, për të mbrojtur bimët e reja nga kaprojtë, bimët e egra duhen prerë. "Kështu që pas dhjetë vjetësh mund të shohim diçka të re", thotë Bernhard Goetz. Ristrukturimi i pyjeve në Eberswalde ka çmimin e vet: Krijimi i i një hektari pyll rezistent ndaj klimës të gllabëron një investim prej 20.000 eurosh.

Veçanërisht i vështirë është kërkimi i farës të përshtatshme. Qofshin pisha jeffrey nga Amerika, pisha nga Siberia, apo bredha Nikko nga Japonia, se cilat specie përshtaten në klimën e Brandenburgut pas 50 vjetësh, është e vështirë të parashikohet. Rreth 100 pemë dhe shkurre janë nën vëzhgim, megjithëse pishat këtu janë të ndryshme, thotë Ralf Kätzel. Ai drejton në Qendrën e kompetencës pyjore në Eberswalde sektorin e monitorimit të pyllit. "Çdo pyll pishash është përshtatur për mijëvjeçarë në kushtet e veçanta të një vendi", thotë Kätzel. "Pishat siberiane, sigurisht, në kushte të tjera nga ato spanjollet."

Ralf Kätzel nga kopshti botanik në Eberswalde
Ralf Kätzel nga kopshti botanik në EberswaldeFotografi: DW/Richard Fuchs

Dhe kështu studjuesit në Eberswalde aktualisht po testojnë për shembull, nëse lisat, që janë të përhapur në Ukrainë, Bullgari, Greqi, apo Turqi, janë të përgatitur më mirë për të ardhmen e klimës së Brandenburgut. Shumë premtuese janë llojet e fidaneve nga Kina. Por në se kërkimi do të jetë i suksesshëm, varet nga shumë faktorë, thotë Ralf Kätzel, "edhe nga faktori i acarit." Edhe pse temperatura mesatare rritet, ngrica do të mbetet. Përndryshe, pylltarët nuk e kanë të vështirë së sjellin lloje të ndryshme fidanesh nga klimat e ngrohta në Brandenburg. "Ne kemi nevojë për pemë, që janë përshtatur në thatësirë në njërën anë, në anën tjetër, kanë një tolerancë të lartë kundrejt ngricës."

Kërkohen pemë të shkëlqyera

A nuk do të ketë më pyje pishash?
A nuk do të ketë më pyje pishash? Pyjet po ndryshohen.Fotografi: DW/Richard Fuchs

Pra kërkohet e shkëlqyera ndërmjet pemëve, gjë që e bën të vështirë kërkimin. Dhe tërheq vështrimet skeptike të ambientalistëve. Sepse sa më shumë lloje pemësh të huaja të popullojnë pyjet vendore, aq më shumë disa ambientalistë u frikësohen çrregullimeve të ekuilibrit biologjik. Përveç kësaj monokulturat e pishës nuk janë "shkretëtira ekologjike", por kanë treguar në studime një biodiversitetit çuditërisht të lartë, kryesisht në lidhje me insektet, thuhet nga kritikët. Megjithatë studjuesit e pyllit në Eberswalde janë të bindur se kalimi te pyjet e përziera ia vlen. Sepse vetëm kur alternohen pemët, që duan dritë dhe hije, me pemët me rrënjë të cekëta dhe të thella dhe shkurret, një pyll mund të jetë aq i qëndrueshëm, saqë të mund të përshtatet me ndryshimin e klimës, thotë Bernhard Goetz.

Dhe kështu vazhdon eksperimentimi me pemët e huaja. Në pyllin me pisha jeffrey në kopshtin botanik Eberswalde fillimisht me sukses. Por Ralf Kätzel paralajmëron nga eurforia e parakohshme: "Ne tani shohim, për shembull, eksperimente me douglasie (bredha) në Saksoni, të cilat janë 30 deri 40 vjeç, deri tani janë zhvilluar për mrekulli dhe thahen tani, në të vërtetë në mënyrë masive." Këshilla e e tij për ata, që duan të bëjnë pyjet të aftë për ndryshimin e klimës, është kjo: "30 vjet periudhë provë, duhet të merren parasysh."

Autor: Richard A. Fuchs/A Verbica

Redaktion: A Cama