Mons në kërkim të fatit
Majmunë për t'u përkëdhelë, fillimet e Gogh-ut dhe ndeshje të përvitshme të përbindshave: Kryeqyteti i kulturës Mons ka shumë rite e tradita për të ofruar brenda një hapësire të vogël.
Qyteti i shpikësve të mëdhenj
Në një ish-therrtore të prezantohet Monsi. Aty prezantohen 20 shpikës, të cilët kanë lidhje me qytetin, që nga neoliti deri sot. Midis tyre është për shembull Jean-Charles Houzeau, i cili shpiku në vitin 1882 heliometrin, një aparat për të matur Diellin. Ose Albert Toilliez. Inxhinjeri zbuloi që daltat e epokës së gurit mund të përdoren si instrumenta edhe në minierat e qymyrit.
Ylli i barokut
Kulla e kambanores së Monsit mund të shihet prej shumë vendesh dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore të Kulturës. Victor Hugo e pagëzoi atë si "kana e kafesë", për shkak të formës me bark. Shkrimtarit francez kulla do t'i qe dukur e shëmtuar, "po të mos kishte qenë kaq e lartë". Ajo është e vetmja kambanore e Belgjikës, që u ndërtua në stilin barok. Në prill 2005 kambanorja rihapet si muze.
Ushtrimet e gishtave të Van Gogh-ut
Ekspozita "Van Gogh në Borinage" bën pjesë në pikat kulmore në vitin e kryeqytetit të kulturës. Atje mund të shohësh ushtrimet e para të gishtave të artistit hollandez, i cili nga 1878-1880 jetoi si predikues në rajonin e minierave Borinage, 10 kilometra larg Monsit. Kjo periudhë konsiderohet shkëndi fillestare, sepse motivet vazhdojnë në gjithë veprën e tij.
Vatër e dijes botërore
Google erdhi në vitin 2000 në Mons, për të hapur atje Qendrën e të Dhënave për Evropën. Kjo sipërmarrje vazhdon, atë që nisi që në mes të shekullit të 19-të nga dy belgë. Paul Otlet dhe Henri La Fontaine themeluan arkivin në "Mundaneum", një lloj Google në formë letre, të përbërë nga 18 milionë skeda. Mundaneum është njëri prej pesë qendrave të Trashëgimisë Botërore të Kulturës të UNESCO-s.
Kafshë që sjellin fat
Banorëve të Monsit u duhet pak fat. Kryeqyteti i kulturës duhet të ndihmojë me turizëm dhe kulturë që të bjerë kuota e papunësisë prej 20 përqind. Deri atëherë ata ledhatojnë një herë në vit me dorën e majtë kokën e këtij majmuni të vogël në fasadën e bashkisë. Ose ata përpiqen të fitojnë në ndeshjen e përvitshme të përbindshave një fije flokë nga kali i Georgit të Shenjtë.
Dashuri me vështrim të dytë
Koha kur Monsi ishte i famshëm i përket së shkuarës. Deri në vitin 1958 rajoni jetonte nga industria minerare dhe metalurgjike. Po nxjerrja e qymyrit, që ndodhet më shumë se 1000 metra nën tokë u bë shumë e shtrenjtë. Malet me mbeturina në horizont ta kujtojnë këtë kohë. Njësoj si shtëpizat e varfra dykatëshe me tulla, që i sheh në rrugët për në Mons. Shumë prej tyre sot janë bosh.
Mbretëria e grave
Një kryeqytet kulture, në të cilin bëhej si thoshin gratë - një prej tyre u shpall madje shenjtore: Shën Waltraudi e shpëtoi në vitin 1349 Monsin nga murtaja. Së bashku me gra të tjera të pasura ajo ndërtoi kishën Waltrudis. Reliket e saj shëtiten njëherë në vit nëpër qytet në një pajton të praruar me ar.
Bakër në vend të arit
Busti i Shenjtores Waltraud të tërheq vështrimin në një kishë impresionuese të stilit gotik. Edhe këtu francezët bënë shumë dëme. Këtu ata e vodhën bustin dhe e shkrinë. Prandaj në Kishën Waltrudis qendron e varur vetëm një replikë bakri.
Bashkia si pikë takimi
Të gjitha rrugicat - shumica prej tyre me kalldrëm- të çojnë në Grand Palace. Atje takohen ndër të tjera 20.000 studentët e dy universiteteve në kafenetë e kioskat e shumtë. Atje ndodhet edhe Bashkia e Monsit. Është godina e vetme e Valonisë në stil Gotik.
Art në kazermë
Në Mons këtë vit do të ndërtohen pesë muze të reja. Qyteti i përngjan për momentin një kantieri ndërtimi. Hapja e muzeve pritet të bëhet në prill. Edhe ish-kazerma e kavalerisë ndodhet në një proces "metamorfoze". Në përputhje me moton e vitit të qytetit të kulturës ajo merr pamje të re dhe bëhet muze arti dhe dizajni.
Katër stinë plot me kulturë
Monsi është kryeqyteti më i vogël i kulturës evropiane i pëzgjedhur deri tani. Por megjithatë ai vepron me superlativa. Çdo tre muaj Monsi të tërheq me një program të ri: me hapje muzesh, me festivale. 70 milionë euro sjellin humor të mirë tek të gjithë. 5000 artistë nga dymbëdhjetë vende marrin pjesë. Viti i kryeqytetit të kulturës u hap me një spektakël dritash.