Momente të Kampionatit Botëror
Kampionati botëror i futbollit na dhuroi momente emocionuese dhe një sport të mrekullueshëm.
Brazili në shok
Duke u hedhur me gjurin përpara kolumbiani Juan Zuniga godet superstarin e Brazilit Neymar, ky i fundit bie me shpinë dhe nuk është në gjendje të shohë as kartonin e verdhë. Neymar mbetet i shtrirë me vertebrat të dëmtuara rëndë. Kampionati Botëror merr për të fund. Brazili është në shok dhe i trishtuar. Përmes një mesazhi emocionues me video Neymar u shpreh falënderimet bashkëatdhetarëve të tij.
Brohoritje shoqëruar nga sulm karkalecash
Ai është një ndër yjet e këtij Kampionati Botëror: James Rodriguez, golshënues i gjashtëfishtë për Kolumbinë. Megjithatë gjatë golit të fundit të turneut në ndeshjen kundër Brazilit një insekt ia turbullon atij spektaklin. Ndërsa Rodriguez vrapon entuziast përreth stadiumit, një karkalec gjigant e pickon në shpatull. Karkaleci shijon kësisoj - po ashtu si edhe sportisti - brohoritjet e tifozëve.
Goli i fatit
Çfarë goli, çfarë momenti. Në minutën e 113 të finales së Kampionatit Botëror Mario Götze e pret topin me gjoks duke e gjuajtur atë rrufeshëm në rrjetën e portës së Argjentinës. Götze e bën Gjermaninë për herë të katërt kampion bote duke u renditur kësisoj në një nivel me Helmut Rahn, Gerd Müller dhe Andreas Brehme.
Më në fund arrihet qëllimi
Pas dhjetë vjetësh pritjeje traineri i kombëtares Joachim Löw ia del të marrë në dorë kupën e artë. Në 2004 ai ishte asistent i Jürgen Klinsmann, që nga 2006 ai punon si kryetrainer. Në Kampionatin Botëror në Gjermani në vitin 2006 dhe në Afrikën e Jugut në 2010 Gjermania zuri vendin e tretë. Por edhe në Kampionatin Europian shumë shpesh Löw ka qenë fare pranë titullit kampion. Tani ai e ka atë.
Golshënuesi rekord Klose
A ka më mirë? Eliminoi ekipin e vendit organizator, duke shënuar vetë një gol, e duke vendosur edhe një rekord të ri si golashënuesi më i mirë i një botërori - e gjitha kjo në sytë e Ronaldos, që e mbante deri më sot rekordin. Goli i Kloses, kur pas rezultatit 2:0 ndaj Brazilit, është i 16-ti në ndeshjen e 23 në botëror dhe në të 71-ën për sulmuesin e kombëtares gjermane. E paarritur deri tani!
Dalje e hidhur
Një ditë e zezë për Brazilin. Me rezultatin 1:7 Selecao humbet dhumbshëm në ndeshjen e gjysmë finales kundër Gjermanisë. Endrra e fitores së gjashtë të Kampionati Botëror në atdhe merr fund. Brazili në vaj - tifozët derdhin lot qysh në pjesën e parë të ndeshjes. Për vendin organizator, tek i cili dominojnë dobësitë, turneu ka marrë fund.
Skuadra surprizë
Askush nuk priste para Botërorit me ndonjë bëmë të ekipit të Kosta Rikës. Por kostarikanët mundën Uruguajin, Italinë dhe fituan edhe ndaj Anglisë. Pas fitores kundër grekëve në çerekfinale ata nuk arritën të shkojnë më tej. Një komb i tërë feston, kurse emrin e portierit Keylor Navas e regjistruan shumë klube, madje edhe FC Bayern.
Me të gjitha mjetet
Fair është ndryshe. Në çerekfinale kundër Kosta Rikanëve holandezët ndërruan pak para gjuajtjes së penalltive portierin rezervë Krul. Ky nervozoi dhe provokoi më pas kundërshtarët. Taktika e poshtër e arrin qëllimin: Tim Krul kapi dy penallti dhe është hero i holandezëve. Jashtë Holandës ky veprim u shoqërua me kritika.
Manu Libero
Edhe pse Gjermania luajti në raundin e dytë kundër Algjerisë si zakonisht me katërshe, kjo s'qe e nevojshme. Portieri Manuel Neuer sprintonte vazhdimisht nga porta duke ndërprerë të gjitha përpjekjet për sulm të algjerianëve. Deri në fund të lojës ai vrapoi mbi pesë kilometra, tri më shumë se homologu i tij Rais M'Bohli.
Kafshim
Në ndeshjen e raundit të tretë të eliminatoreve sulmuesi uruguajan Luis Suarez e kafshoi kundërshtarin e tij në shpatull. Një veprim i keq, që arbitri nuk e pa, por e panë kamerat dhe mbikëqyrësit e FIFA-s. Për Suarez loja me Italinë ishte loja e fundit në Kupën e Botës. Uruguajani u dënua për nëntë ndeshje dhe katër muaj.
Jo në nivelin e duhur...
...ishin arbitrat. Që në ndeshjen e hapjes Brazilit iu dhurua një penallti, në ndeshjen kundër Kamerunit arbitri nuk u pranon meksikanëve dy gola të rregullt për gjoja pozicion jashtë loje. Fajin e ka asistenti (në sfond), që ngriti dy herë flamurin dhe shkaktoi diskutime. Këto janë vetëm disa shembuj nga gabimet flagrante të arbitrave.
Deri këtu dhe asnjë hap më tej
Në respektimin e distancës së saktë për gjuajtjet e lira nuk ka diskutime. Arbitrat shënonin në bar me shkumës të bardhë se deri ku mund të shkojnë mbrojtësit. Një zgjidhje e thjeshtë me efekt të madh, por prej goditjeve të lira të gjuajtura nga këto distanca nuk u shënuan më shumë gola.
Dëshmitar i pakorruptueshëm
Risia në Brazil qe përdorimi i teknikës së vijës së golit. Ajo qe e nevojshme për herë të parë në ndeshjen Francë : Honduras. Karim Benzema goditi fillimisht shtyllën dhe pastaj topi u përplas me portierin, i cili e nxori nga porta. Por teknika dëshmoi se topi kishte qenë pak milimetra brenda portës. Gol!
Buenas noches, España!
Fiasko për Kampionen e Botës: Spanja u skualifikua që në raundet eliminatore. Pas humbjes ndaj Holandës dhe Kilit nuk kishte më shanse për çerekfinale, megjithë fitoren kundër Australisë. Edhe Italia dhe Anglia nuk e mbijetuan raundin e eliminatoreve.
Gjithmonë plot
Mot i mrekullueshëm, njerëz të këndshëm, shumë pije të ftohta dhe një ekran gjigant. Nuk është çudi që humori në festat e përditshme të tifozëve në Copacabana është gjithmonë i shkëlqyer. I vetmi përjashtim: pas humbjes së turpshme në gjysmëfinale kundër Gjermanisë, turma u shpërnda mjaft shpejt.
Lojëra të qeta
Brazili i kishte bërë të gjitha përgatitjet dhe kishte mobilizuar të gjitha forcat e mundshme të sigurisë. Edhe kjo qe arsyeja pse, ndryshe ka frika që ekzistonte, protestat e mëdha thuajse nuk luajtën asnjë rol gjatë turneut . Një kampionat me shumë atmosferë, pothuajse gjithmonë në humor të mirë dhe lojëra të nivelit të lartë. Ashtu si mikpritësit e mrekulleshëm brazilianë.