1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mjaftoi një moment gjenial

Joshka Webber/Bahri Cani27 Qershor 2014

Gjermania mundi SHBA-në dhe u kualifikua si e para në grup për të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll. Për kurdisjen e ndeshjes nuk mund të bëhet fjalë.

https://p.dw.com/p/1CRPK
Fotografi: Reuters

Në shikim të parë të gjitha janë në rregull: rezultati, tabela dhe përqafimet e përzemërta në fund mes lojtarëve dhe trajnerëve. Gjermania fitoi kundër SHBA me rezultat 1:0 dhe askush nuk mund të dyshojë për ndonjë kurdisje të ndeshjes, si në vitin 1982 në Gijon mes Gjermanisë dhe Austrisë. SHBA dhe Gjermania u kualifikuan për të tetën e finales, pas një loje intensive, ndonëse jo edhe tepër të mirë.

SHBA në ndeshjen kundër Gjermanisë u përqëndruan më shumë në ofensivë.
SHBA në ndeshjen kundër Gjermanisë u përqëndruan më shumë në ofensivë.Fotografi: Getty Images

Klinsmann me taktikë mbrojtëse

Prej fillimit të ndeshjes ishte e qartë se kombëtarja amerikane do të përqendrohet në mbrojtjen e rezultatit të barabartë. Skuadra gjermane ishte më e mirë dhe krijoi më shumë raste për gol. Por në pjesën e parë nuk u shënua. Klinsman tha se ekipi amerikan ka pasur respekt të madh ndaj kundërshtarit. Ndaj është përqendruar tek mbrojtja, e cila në pjesën e parë rezultoi me sukses.

Këtë e ka pritur edhe trajneri i kombëtares gjermane Joachim Lëw, i cili kësaj radhe në formacion kishte bërë dy ndryshime me Schweinsteiger dhe Podolski. Por ky i fundit nuk e shfrytëzoi si duhet shansin dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Gjermania kishte topin në këmbë 63 % të kohës, por Mesut ëzil me shokë një kohë të gjatë nuk arritën të krijojnë ndonjë rast tepër të mirë. Më në fund pas një krosimi të ëzil, goditjes me kokë të Mertesacker dhe mbrojtjes së portierit amerikan Howard, topi arriti deri tek Thomas Müller, i cili nga 17 metra me mjeshtëri shënoi golin e vetëm. Në këtë mënyrë ai së bashku me Neymar dhe Messi prinë edhe listën e golashënuesve më të mirë deri tani (me 4 gola).

Ish lojtari i Schalkes Jermaine Jones u shkakonte vazhdimisht telashe lojtarëve gjermanë.
Ish lojtari i Schalkes Jermaine Jones u shkakonte vazhdimisht telashe lojtarëve gjermanë.Fotografi: Getty Images

Fillimi i vërtetë

Në ndeshjen tjetër të grupit, Portugalia mposhti Ganën me rezultat 2:1, por kjo fitore më së shumti i shkonte në favor SHBA-së, e cila së bashku me Gjermaninë do të vazhdojë garat. Gjermania ndeshet të hënën me Algjerinë, ndërsa SHBA-në e pret dueli me Belgjikën. Joachim Lëw tha se tani në fakt fillon turniri i vërtetë, sepse çdo ndeshje është vendimtare.