Missing sons: Një shekull i vajtimit
"Missing Sons" në galerinë e arteve në Bon tregon se si Lufta e I-rë Botërore e ndyshoi kulturën e kujtesës dhe të shprehjes së dhimbjes. E vetmja që u ka mbetur të afërmve janë gurët përkujtimorë me emrin e viktimave.
Lufta e shteteve të industrializuara
Lufta e I-rë Botërore ҫoi nivelin e shkatërrimit në një dimension krejtësisht të ri. Shtetet e industializuara patën për herë të parë mundësinë të prodhojnë armë në masë të madhe në menyrë industriale duke prodhuar madje edhe gaz helmues. Këta ushtarë gjermanë janë në pritje të një sulmi me gaz. Pëllumbi duke fluturar sinjalizon që rreziku është ende larg.
Të vdekur pa fytyrë
Forca shkatërruese e artilerisë së panjohur deri athëherë bënte që trupat e të vdekurve të masakroheshin në atë masë sa që identifikimi bëhej i pamundur. Trupat shpërbëheshin në fushën e betejës. Ekspozita Missing Sons në Kunsthalle të Bonit tregon se si e ndyshoi Lufta e I-rë Botërore me 17 milionë të vdekur, kulturën e kujtesës dhe mbajtjes së zisë.
Të vdekurit pa emër
Në shtëpinë e eshtrave të memorialit në Verdun, Francë, prehen eshtrat e 130.000 ushtarëve francezë dhe gjermanë. Ironia e historisë: eshtrat e armiqve të dikurshëm janë të bashkuar për gjithmonë në vdekje.
Të mbash zi për djemtë
Peter Kollwitz ishte 18 vjeҫ kur ra në tetor 1914 në Flandri të Ypernit. Nëna e tij, skulptorja gjermane Käthe Kollwitz vazhdimisht e trajtoi artistikisht dhe e portretizoi motivin e “të mbajturit zi” për djalin deri në vdekjen e saj në vitin 1945.
Ku ta shprehësh dhimbjen?
Prindërit në hidhërim të thellë nuk kanë varre, ku të mund t‘i vajtojnë djemtë e tyre të vdekur. E vetmja gjë që u ka mbetur atyre janë emrat e të rënëve. Kështu e krijuan varreza e ushtarësh si vende për të vajtuar. Fotografia tregon gurin përkujtimor të Peter Kollwitz në Vladslo, në Belgjikë.
Missing Sons
Rudyard Kipling, shkrimtari më i rrëndësishëm britanik në kohën e tij, u nderua me çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1907. Me filllimin e luftës ai e inkurajoi djalin e vet John të shkojë në luftë dhe për këtë u pendua tërë jetën. John u regjistrua si i zhdukur në vitin 1915 kurse eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë.
Gjithҫka ka mbetur janë emrat
Memoriali për të vdekurit e Luftës I-rë Botërore në varrezën Tyne Cot në Ypern, Belgjikë. Gurët qendrorë përkujtimorë të Commonwealth War Graves Cemeteries mbajnë të gjitha të njëjtin mbishkrim të testamentit të vjetër, të cilin zgjodhi Rudyard Kipling: “Emrat e tyre jetojnë përgjithmonë.”
Vende vajtimi
Kulti i emrit, i cili e pati zanafillën në Luftën e I-rë Botërore u bë shabllon i shprehjes së dhimbjes për vdekjen e miliona njerëzve. Fotografia majtas tregon memoralin në të ashtuquajturin “Umschlagplatz” në Varshavë, që ishte pikënisja e trenave drejt kampeve të përqendrimit. Fotografia djathtas tregon Mémorial de la Shoah në Paris.
Kundër haresës
Emrat e rreth 58.000 ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të cilit vdiqën në Luftën e Vietnamit janë të gdhendura në mermerin e shkëlqyeshëm. Numri i viktimave vietnameze të kësaj lufte nga 1964 deri 1975 arriti miliona.
Nevoja për zbardhjen e asaj ҫfarë ka ndodhur
Në Argjentinë gjatë juntës ushtarake (1976 – 1983) diktatura zhduku me dhjetëra mijëra kundërshtarë të regjimit. Nënat e tyre organizohen dhe demonstrojnë dhe sot e kësaj dite para pallatit presidencial në sheshin qendror Plaza de Mayo në Buenos Aires. Ato kërkojnë zbardhjen e fatit të fëmijëve të tyre.
Masakra e Srebrenicës
Fotografia tregon ekipin studiues të Gjykatës të OKB-së për Krimet e Luftës gjatë zhvarrosjes së qindra viktimave myslimane. Në vitin 1995 Serbët vranë rreth 8.000 djem dhe burra dhe i groposën në varreza masive.
Të vdekurit pa varr
Gjysma e viktimave të sulmeve terorriste më 11 Shtator 2001 është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Lista mund të vazhohej pa problem. Sot, si edhe para 100 vjetëve, të afërmit kanë nevojë për nje vend, ku mund t’i vajtojnë e t‘i përkujtojnë viktimat.