Roth:Të hapen negociatat BE-Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut
29 Maj 2019Michael Roth, i cili është edhe vetë deputet socialdemokrat, por edhe përgjegjës për politikën gjermane në Bashkimin Evropian, ka përsëritur kërkesën për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai kujton, se "qysh në vitin 2013 krerët e qeverive dhe shteteve të BE-së i kanë premtuar rajonit të Ballkanit Perëndimor perspektivën evropiane” dhe se "ky premtim u përsërit një vit më parë, në vitin 2018”.
Nisur nga rekomandimi i përsëritur i Komisionit të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ministri gjerman i shtetit kërkon nga BE-ja që të mbajë fjalën. "Duhet të mbajmë fjalën e dhënë. Sepse në Ballkanin Perëndimor janë shumë gjëra në rrezik. Ndërsa për BE-në janë në rrezik interesat e sigurisë dhe besueshmëria e saj.
Argumentetet e Rothit në këtë artikull:
Për të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut Evropa e Bashkuar nuk ka humbur aspak nga fuqia e saj rrezatuese. Shumica e të rinjve dëshirojnë demokraci, mirëqënie, siguri dhe liri.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë kryer detyrat e tyre dhe kanë arritur përparime konkrete. Në të dy vendet si qeveria ashtu edhe populli kanë dëshmuar, se janë të gatshëm për të bërë edhe kompromise të dhimbshme.
Sa i përket Maqedonisë së Veriut, minisitri i shtetit Roth thekson, se me arritjen e Marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për çështjen emrit, hapet rruga për të ndjekur rekomandimin që komisoni i BE-së e ka dhënë vazhdimisht prej vitit 2009 për çeljen e negociatave.
Në pjesën për Shqipërinë, ministri shtetit thotë se "në vështrim të parë situata mund të duket më e komplikuar. Por arsyeja është, sepse opozita ia del vazhdimisht që të prodhojë tablo dramatike – në vend që të konkurojë me qeverinë me ide konstruktive në parlament, të cilin për momentin e bojkoton.”
Roth tërheq vëmendjen se : "Kjo politikë e papërgjegjshme penguese nuk duhet të fshehë atë që ka arritur vendi.” Duke përmendur këtu reformën e drejtsësië, bashkëpunimin e suksesshëm të organeve shqiptare të sigurisë, me partnerët gjermanë, austriakë dhe Italinë si edhe rishtazi me agjencinë kufitare të BE-së, Frontex.