Ministri i Jashtëm grek jep dorëheqjen
17 Tetor 2018Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen ditën e mërkurë (17.10). "Dorëheqja është pranuar", ka bërë të ditur zyra e kreut të qeverisë greke, Aleksis Tsipras.
Ministrinë e Jashtme e merr përsipër tani vetë kryeministri grek, Tsipras. Një ditë më parë mediat njoftuan për një grindje të ashpër të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos dhe ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, për shkak të ujdisë së arritur mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e konfliktit për emrin, një konflikt që zgjat më shumë se dy dekada e gjysmë.
Për shkak se Kotzias sipas gjasave nuk ka marrë shumë mbështetje nga kryeministri grek Tsipras, ai ka ofruar dorëheqjen, njofton shtypi grek, duke iu referuar qarqeve nga Ministri e Jashtme greke.
la/dpa/dw