1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri gjerman i mbrojtjes Jung konfirmon arrestimin e tre të dyshuarve për terrorizëm

5 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BbYT

Në Gjermani janë arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm. Ministri gjerman i mbrojtjes Franc Jozef Jung tha, se ka ekzistuar një gjendje vërtet kërcënuese. Hollësi nuk deshi të jepte. Radioja Südwestrundfunk duke iu referuar forcave të sigurisë në Berlin kishte njoftuar se, të dyshuarit kishin planifikuar sulme në aeroportin e Frankfurtit dhe në bazën ushatarake Ramstein. Dy prej të dyshuarve kanë pasaporta gjermane, i treti është pakistanez. Përgatitjet e tyre kishin qenë të avancuara. Policia dhe prokuroria federale do të informojnë për këtë gjatë ditës.