1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mein Freund, der Roboter

21 Nëntor 2011

Ndryshe prej Perëndimit robotët në Japoni, ka kohë që janë bërë pjesë integrale e shoqërisë. Në një të ardhme të afërt, robotët do të pushtojnë për punë shtëpiake si edhe për të ndihmuar personat e moshuar.

https://p.dw.com/p/13EJL
Roboti Asimo përdor gjuhën e shenjave
Roboti Asimo përdor gjuhën e shenjaveFotografi: dapd

Gjermania sa i përket numrit të robotëve është pas Japonisë e dyta në botë, madje edhe para Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu edhe në fushën kërkimore të robotikës Gjermania ka përparuar shumë. Megjithatë shumë gjermanë robotët mund t'i imagjinojnë vetëm nëpër hollet prodhuese të fabrikave e jo në ekonominë shtëpiake. Gjermanët në këtë pikë janë shumë të rezervuar. Në Japoni situata është ndryshe: mbi 370 mijë robotë janë në përdorim. Ata punojnë ndërkohë në fabrika, kultivojnë oriz apo veprojnë si recepcionistë.

Robotët të dashur për japonezët

Pse pranohen robotët në Japoni kaq shpejt? Si duhet të duket një robot dhe çfarë duhet të jetë në gjendje të bëjë ai në mënyrë që të rritet besimi ndaj tyre? Me këto çështje merret profesori Helge Ritter së bashku me kolegët e tij nga Qendra e Teknologjisë së interaksionit konjitiv (CITEC) si edhe Instituti Kërkimor për Konjitivitetin dhe Robotikën (CoR-Lab) në Bilefeld.

Një robot në panairin e Hanoverit flet disa gjuhë
Një robot në panairin e Hanoverit flet disa gjuhëFotografi: picture-alliance/dpa

Institutet përfitojnë shumë me këtë rast nga rrugët e shkurtra në Universitetin e Bilefeldit i cili mundëson hulumtime, së bashku me informaticienët, fizikantët, linguistët, psikologët dhe shkencëtarët e sportit.

Një çështje e akceptancës

Përveç kësaj ka vite që Instituti i Bielefeldit bashkëpunon intensivisht me dy institute të Universitetit të Osakës, të cilat janë lidere në botë në fushën e robotikës. Kjo për faktin se në metropolin japonez me tetë milionë banorë vizionet marrin shumë shpejt formë. Në një të ardhme të afërt robotët mund të pranohen edhe në perëndim si një ndihmë e dobishme shtëpiake, si një lloj "shërbyesi", beson profesori Helge Ritter. 52 vjeçarit i sillet në mendje një lloj ndarje e punës: robotët duhet t'i heqin njeriut ca detyrime të bezdishme në mënyrë që njeriu të përqëndrohet në atë që ai mund ta bëjë më së miri, pra të dëgjojë, të shfaqë dhembshuri, me miqë e shokë.

Helge Ritter nga Qendra e Bilefeldit
Helge Ritter nga Qendra e BilefelditFotografi: DW

Vendimtare për rritjen e besimit është pamja e robotëve dhe puna që mund të bëjnë ata. Për këtë janë të një mendimi shkencëtarët gjermanë me kolegët e tyre japonezë. Megjithatë, studiuesit po i qasen në mënyra të ndryshme kësaj çështjeje. Kështu për shembull profesori japonez Hiroshi Ishiguro angazhohet në prodhimin e robotëve me ngjashmëri të madhe me njeriun. Ishiguro është bërë i njohur në mbarë botën me prodhimin e robotit të tij "binjak", të cilin e vesh gjithnjë me rroba të zeza dhe i ka bile dhe flokët si të tij. Po ashtu edhe tek roboti i tij femër "F Genoid" njeriut i duhet një kohë që ta kuptojë se nuk është fjala për një njeri, por për një makinë.

Më pak nganjëherë është më shumë

Roboti Flobi
Roboti FlobiFotografi: DW

Për një thjeshtësim radikal angazhohen edhe studiuesit në Bilefeld, sepse ky reduktim do të lehtësonte komunikimin midis njeriut dhe makinës. Roboti i tyre i fundit "Flobi" me sytë e tij të mëdhenj dhe të rrumbullakët dhe po ashtu një fytyrë të rrumbullakët korrespondon me përfytyrimin që kanë fëmijët për robotët. Përmes lëvizjeve të buzëve, vetullave dhe qepallave, Flobi është në gjendje të shfaqë emocionet themelore si dhimbjen, gëzimin, frikën dhe habinë.

Sepse përveç pamjes së jashtme për rritjen e pranueshmërisë është e rëndësishme sidomos sjellja e robotit. Ata nuk guxojnë të duken sikur dirigjohen nga distanca por duhet të veprojnë të pavarur dhe të ndjekin rrugën e tyre. Dhe këtë robotët duhet të jenë në gjendje ta mësojnë, sepse që të funksionojë bashkëjetesa mes njeriut dhe makinës, robotët duhet të jenë në gjendje për të identifikuar njerëzitë me emër dhe për t'u përgjigjur në mënyrë adekuate. Vetëm kështu makinat do të kenë efekt njerëzor.

Autor: Alexander Freund / Esat Ahmeti
Redaktoi: Lindita Arapi