1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mike Pence: SHBA e palëkundur tek NATO

18 Shkurt 2017

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih siguroi të shtunën europianët për mbështetjen e NATO-s dhe iu drejtua edhe Rusisë. Fjalë balsam për europianët e shqetësuar.

https://p.dw.com/p/2XoMc
Deutschland Münchner Sicherheitskonferenz 2017
Fotografi: Reuters/M. Rehle

Ishin fjalitë që donin të dëgjonin prej kohësh europianët nga qeveria e Donald Trump. Nga Mynihu zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili merr pjesë në Konferencën e Sigurisë ka dërguar një sinjal uniteti për partneritetin trans-atlantik. Ai i siguroi partnerët europianë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së edhe nën qeverinë e re. "Sot në emër të presidentit mund t'iu siguroj, se SHBA edhe në të ardhmen e mbështesin në mënyrë të palëkundur NATO-n dhe i përmbahen detyrimeve të aleancës transatlantike”, tha Pence në fjalimin e tij në Mynih. "Fatet e SHBA-së dhe Europës janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.”

Me fjali si "Ne do të dëshmojmë besnikëri edhe në të ardhmen, ne kemi një të shkuar të përbashkët dhe do të kemi një të ardhme të përbashkët”, Mike Pence qetësoi europianët e trazuar pas deklaratave të Trump. "SHBA duan miqësi me Europën dhe të gjitha kombet që kanë ardhur gjak për aleancën tone”, tha Pence. Në të njëjtën kohë, Mike Pence i nxiti europianët të rrisin në mënyrë masive shpenzimet në fushën e mbrojtjes. "Ka ardhur koha për të bërë më shumë”, tha ai. Vendet e NATO-s e kanë vënë si synim që të shpenzojnë deri në vitin 2024 deri në 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

Deutschland Münchner Sicherheitskonferenz 2017
Fotografi: Reuters/M. Dalder

Rusia të respektojë Marrëveshjen e Minskut

Pence kërkoi nga Rusia të kujdeset për uljen e tensioneve në Ukrainë. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi, asaj duhet t'i kërkohet që t'iu përmbahet detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Minskut, tha Pence të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih. SHBA i qëndron kësaj kërkese, edhe pse nën presidentin, Donald Trump kërkohen element të rinj të përbashkët me Moskën. Marrëveshja e Minskut e arritur në vitin 2015 synojnë arritjen e paqes në rajonin ukrainolindor, ku zhvillohet një konflikt i armatosur mes separatistëve dhe forcave të qeverisë nga viti 2014.