1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijëra banorë po largohen nga Khan Yunis

10 Gusht 2024

Pas operacionit të ri ushtarak të Izraelit mijëra banorë të Khan Yunisit po largohen nga zona e luftimeve.

https://p.dw.com/p/4jJX0
Mijëra vetë po largohen nga Khan Yunisi pas operacionit të ri ushtarak të Izraelit
Mijëra vetë duke u larguar nga Khan Yunisi pas operacionit të ri ushtarak të IzraelitFotografi: Mahmoud Zaki/XinHua/dpa/picture alliance

Banorët thonë se mijëra vetë në zonën e Khan Yunis po përpiqen të largohen nga fusha e luftimeve pasi ushtria izraelite nisi një operacion të ri ushtarak në këtë rajon në jug të Rripit të Gazës dhe Izraeli urdhëroi një evakuim të ri të popullsisë nga kjo zonë.

Mijëra vetë po largohen nga Khan Yunisi pas operacionit të ri ushtarak të Izraelit
Mijëra vetë po largohen nga Khan Yunisi pas operacionit të ri ushtarak të IzraelitFotografi: Rizek Abdeljawad/Xinhua/IMAGO

Sipas banorëve të zonës familjet e detyruara që të evakuohen, po përpiqen të largohen dhe rrugët janë të mbingarkuara dhe të mbushura me njerëz. Po sipas banorëve luftëtarët palestinezë i sulmojnë trupat izraelite prej rrënojave.

Operacione ushtarake të vazhdueshme

Ushtria izraelite tha se sipas të dhënave të shërbimeve sekrete në këtë zonë ka terroristë, të cilit ishin riorganizuar pas tërheqjes së fundit të forcave të armatosura të Izraelit nga ky rajon. Forcat ajrore të Izraelit sulmuan gjithashtu më shumë se 30 objektiva të organizatës terroriste islamike Hamas, ndër to edhe depo armësh. Sipas ushtrisë prej sulmeve u vranë disa terroristë.

Banorë të Khan Yunis duke u larguar prej luftimeve
Banorë të Khan Yunis duke u larguar prej luftimeve Fotografi: Rizek Abdeljawad/Xinhua/IMAGO

Ushtria izraelite ka ndërmarrë në të kaluarën disa herë dhe për periudha të gjata kohore operacione ushtarake kundër njësive luftarake të Hamasit në Khan Yunis, por pas tyre ajo ishte rikthyer në pozicionet e saj të përhershme jashtë qytetit. Ushtria izraelite ishte për herë të fundit aktive në Khan Yunis në korrik, por u tërhoq përsëri në fund të muajit. Sipas zyrës së mediave të kontrolluar nga Hamasi gjatë operacionit të korrikut u vranë 255 vetë dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.