1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijëra protestojnë në Gjeorgji kundër "skllevërve të Rusisë"

29 Maj 2024

Protestuesit kundërshtojnë ligjin kundër "ndikimit të huaj" që u miratua me shpejtësi në parlament. BE tha se po shqyrton "të gjitha opsionet".

https://p.dw.com/p/4gQAr
Protestuesit valëvitin flamujt e Gjeorgjisë para ndërtesës së Parlamentit. Mijëra njerëz protestojnë para Parlamentit të Gjeorgjisë në Tbilisi kundër kursit pro-rus të partisë ne pushtet Ëndrra Gjeorgjiane
Mijëra protestojnë në Gjeorgji kundër "skllevërve të Rusisë" Fotografi: Zurab Tsertsvadze/AP Photo/picture alliance

Pavarësisht nga kritikat e ashpra ndërkombëtare, Parlamenti i Gjeorgjis­ë ka miratuar ligjin kund­ër "ndikimit t­ë huaj". 84 deputetë nga partia n­ë pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane" kundërshtuan veton e Presidentes Salome Zurabishvili; n­ë votim kishte vetëm katër vota kundër. Shumica e deputetëve të opozitës qen­ë larguar nga parlamenti para votimit.

Gjatë dhe pas seancës, mijëra njerëz protestuan jashtë ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi. Shumë pjesëmarrës valëvitën flamurin gjeorgjian dhe flamujt e BE. Deputetët e "Ëndrrës Gjeorgjiane" ata i quajtën n­ë k­ëng­ët e tyre "skllevër të Rusisë". Përveç himnit kombëtar të Gjeorgjisë, u dëgjua edhe himni evropian "Ode g­ëzimit”.

"E ardhme evropiane apo skllavëri ruse?"

Presidentja properëndimore e shtetit Salome Zurabishvili, e cila kishte paraqitur kundërshtimin e saj pas miratimit të ligjit dy javë më parë, iu drejtua protestuesve në një videomesazh. "A duam një të ardhme evropiane apo skllavëri ruse?" Në të njëjtën kohë, Zurabishvili u bëri thirrje njerëzve të mbledhin nënshkrime për një referendum kundër ligjit.

Një protestuese, e fotografuar nga pas dhe qe duket vetëm si hije, mban përpara një flamur blu të BE-së me dymbëdhjetë yje të verdhë
"Odë gëzimit": Protestuesit valëvitën flamujt e BE-së pranë flamurit kombëtar dhe kënduan himnin evropian nga Simfonia e Nëntë e Ludwig van Beethoven-it.Fotografi: Shakh Aivazov/AP Photo/picture alliance

Pas vendimit parlamentar, rreth 200 organizata joqeveritare deklaruan se "ligji rus" nuk do të funksiononte. Është një "fletë bosh” që askush nuk do ta respektojë, shkruan OJQ-të në një deklaratë të përbashkët.

BE: Votë "për keqardhje”

Bashkimi Evropian e përshkroi votimin si "për keqardhje" dhe i bëri thirrje Gjeorgjisë që "të kthehet me vendosmëri në rrugën drejt BE". Ai po shqyrton "të gjitha opsionet" në përgjigje të zhvillimeve në vend. Gjeorgjia kishte paraqitur një kërkesë për t'u anëtarësuar në BE në mars 2022 dhe mori statusin zyrtar të kandidatit në dhjetor 2023.

Megjithatë, qeveria ka ndaluar çdo ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Kryeministri Irakli Kobakhidze theksoi se qëllimi i Gjeorgjisë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Partia në pushtet nuk ka frikë nga sanksionet apo ndëshkimet, pasi ajo vepron në interes të popullit. Përveç BE, edhe SHBA kishin kërcënuar me pasoja nëse rregullat më të rrepta hynin në fuqi.

Kryeministri Irakli Kobakhidze dhe Presidentja Salome Zourabichvili
Kryeministri Irakli Kobakhidze dhe Presidentja Salome ZourabichviliFotografi: Irakli Gedenidze/Pool Photo/AP/picture alliance

Ligji rus për agjentët si model?

Kritikët akuzojnë Kobakhidzen se dëshiron të afrojë sërish ish-republikën sovjetike me Moskën. Opozita e sheh ligjin kundër "agjentëve të huaj" të miratuar në Rusi në vitin 2012, i cili lejon autoritetet të ndërmarrin veprime kundër mediave dhe organizatave kritike ndaj qeverisë, si modelin për rregulloret e reja. Në vitin 2023, qeveria gjeorgjiane fillimisht tërhoqi një projektligj të ngjashëm pas protestave masive, përpara se të bënte një përpjekje të re në prill.

Projektet e shoqërisë civile dhe medias, që marrin më shumë se një të pestën e financimit të tyre nga jashtë duhet të regjistrohen si "agjentë të ndikimit të huaj", sipas rregulloreve. Këshilli i Evropës kishte paralajmëruar se ligji mbart rrezikun e denoncimit, heshtjes dhe mbylljes së shoqatave dhe mediave. Organi i specializuar "Komisioni i Venecias" shprehu frikën se rregulloret mund të prekin veçanërisht aktorët kritikë ndaj qeverisë.

BE dhe SHBA kanë financuar prej kohësh projekte të zhvillimit të shoqërisë civile në shkallë të gjerë në Gjeorgji. Por transmetimi i vlerave perëndimore të lirisë seksuale dhe vetëvendosjes, për shembull, acaron forcat konservatore në shoqëri, të ndikuar fuqishëm  nga Kisha Ortodokse Gjeorgjiane.