1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Microsoft planifikon të investojë 850 milionë euro në Greqi

5 Tetor 2020

Një nga investimet më të mëdha të huaja në Greqi: koncerni Microsoft do të investojë atje së shpejti rreth 850 milionë euro. Për qeverinë greke që lufton me papunësinë në vend - një dhuratë e shumëpritur.

https://p.dw.com/p/3jSnk
Griechenland | Stadtansicht Athen mit Akropolis
Fotografi: imago images/robertharding

Koncerni amerikan Microsoft do të investojë rreth 850 milion euro në Greqi.

Është planifikuar hapja e tri qendrave të të dhënave në zonën e  Athinës, deklaruan Drejtori Ekzekutiv Brad Smith dhe kryeministri grek Kostas Mitsotakis. Veç kësaj është planifikuar trajnime në fushën digjitale për rreth 100.000 punonjës të sektorit publik dhe të atij privat. Kjo është pjesë e marrëveshjes.

USA Microsoft Logo
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Euler

Greqia e kishte marrë pjesërisht veten kohët e fundit nga kriza e gjatë ekonomike dhe financiare. Megjithatë, pas shpërthimit të krizës së Coronas, papunësia u rrit përsëri: nga 16.4 përqind në fillim të vitit në 18.3 në qershor.