1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel rrëzohet duke bërë ski

6 Janar 2014

Pas një aksidenti të rëndë në ski të kampionit të shumfishtë të garave të Formula 1 Michael Schumacher, edhe kancelarja Angela Merkel aksidentohet në ski, por ajo ka pësuar vetëm një frakturë të lehtë të legenit.

https://p.dw.com/p/1Alqr
Bundeskanzlerin Angela Merkel im Schnee Grönland
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kancelarja kish planifikuar vetëm një pushim të shkurtër shlodhës. Për disa ditë ajo udhëtoi në dhjetor në Zvicër. Ajo donte të shkëputej për pak ditë nga aktiviteti politik i Berlinit për t'i kaluar pushimet në Engadin deri më 30 dhejtor. Por gjatë skjimit Angela Merkel u rrëzua duke pësuar një plagë të dhimbshme. Fillimisht kancelarja mendoi se kish të bënte vetëm me një hematomë dhe nuk pa ndonjë arsye për trajtim mjekësor.

Vizita mjekësore pak ditë më pas

Zëdhënësi qeveritar Seibert komunikoi: "Ajo është rrëzuar, ne mendojmë se ajo nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi."

Por gjithçka ndryshoi, pasi dhimbjet nuk pushonin. Të premten e kaluar (03.01.2014) kancelarja u vizitua në Berlin dhe gjatë vizitës mjekësore u konstatua, se nga rrëzimi Merkel ishte dëmtuar më rëndë, nga sa mendohej. "Kancelarja ka një shembje, e lidhur më një të ashtuquajtur infraksion, një shembje në unazën e majtë të legenit", deklaroi zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në Berlin.

Me udhëzim të mjekut kancelarja tani duhet të qëndrojë mundësisht sa më gjatë shtrirë, afërsisht tri javë, dhe do t'i duhet të përdorë paterica. "Për këtë arsye gjatë kësaj periudhe ajo do të përqëndrohet vetëm tek disa takime në kancelari dhe në Berlin ndërsa pjesën tjetër të punës do ta kryejë nga shtëpia", tha Seibert. Si udhëtimi i pkanifikuar për në Varshavë për këtë të mërkurë, ashtu edhe vizita e kryeministrit të ri të Luksemburgut në Berlin të enjten janë anulluar. Megjithatë kancelarja do ta drejtojë vet mbledhjen e kabinetit qeveritar të mërkurën. "Eshtë e vetëkuptueshme që ajo do të vazhdojë punën si kancelare dhe është e aftë të veprojë e të komunikojë", theksoi zëdhënësi i qeverisë.

Ski të vjetëruara?

Më shumë se kaq nuk mund të mësohej nga deklarata e zëdhënësit qeveritar Seibert. Ai nuk dha as të dhëna se si dhe përse është rrëzuar Angela Merkel. Gazeta Bild në fund të dhjetorit raportonte se Merkel përdorte ski të vjetëruara. Fjala është për ski të distanacave të gjata të markës Germina Alpha CS. Ky model është konstruktuar në vitet 1992 dhe 1995 në Oberschönau në Tyringji.

Në faqen e prodhuesit ka një deklaratë shtypi, ku thuhet: "Më 23.12.2013 Angela Merkel është parë duke bërë ski në distancë të gjatë. Jemi krenarë që ajo përdor skitë Germina. Ndonëse këto ski nuk janë më nga më të rejat, ato janë ski gjermane!" Por lidhur me këtë firma i pati thënë gazetës Bild edhe se: "ndërkohë kancelarja duhet të mendojë, të investojë në një palë ski të reja. Nga përdorimi i vazhdueshëm pas dhejtë vjetësh skija humbet dukshëm elasticitetin."