1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel kërkon krijimin e një qeverie të unitetit në Irak

AG/Lindita Arapi25 Qershor 2014

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh për një qeveri që përfshin të gjitha fetë dhe grupet e popullsisë irakiane gjatë një vizite të Mbretit të Jordanisë, Abdullahu II në Berlin.

https://p.dw.com/p/1CPgO
Kancelarja Merkel dhe Mbreti i Jordanisë, AbdullahFotografi: Getty Images

Në kohën e një krize dramatike në rajon, kancelarja gjermane Angela Merkel priti mbretin e Jordanisë në Berlin, Abdullahun II të martën në Berlin. Të dy politikanët u shprehën mjaft të shqetësuar për gjendjen shpërthyese në Irak, ku luftëtarët ekstremistë sunitë të ISIS (Shteti Islamik në Irak dhe Siri) po përparojnë drejt Bagdadit Merkel është shprehur për një riformim të shpejtë të qeverisë në Irak.

Terroristët transnacionalë shkelin kufijtë

Para takimit me Mbretin Abdullah II, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se konflikti duhet të zgjidhet vetëm në mënyre politike. "Ngjarjet e fundit në Irak kanë treguar se edhe Jordania është e prekur. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe do të bisedojmë se çfarë mund të bëjë Gjermania për të qetësuar situatën në rajonin e konfliktit. Ne besojmë se ashtu si edhe në Siri, vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë stabilitetin afatgjatë, dhe në kuadër të konfliktit në Irak, është e rëndësishme që të gjitha fetë dhe të gjitha pjesët e popullsisë të përfshihen në dialog me qëllim një krijim të shpejtë të një qeverie premtuese, që shteti i Irakut të forcohet kundër fundamentalistëve dhe ekstremistëve."

Mbreti i Jordanisë kërkon para OKB-së mbështetje për refugjatët sirianë në Jordani
Mbreti i Jordanisë kërkon para OKB-së mbështetje për refugjatët sirianë në JordaniFotografi: Getty Images/Andrew Burton

Edhe Mbreti Abdullah theksoi ruajtjen e integritetit të Irakut. Në të njëjtën kohë ai theksoi se vazhdimi i luftës qytetare në Siri përbën një barrë të rëndë për Jordaninë. "Kriza në Siri ka treguar, se terroristët transnacionalë nuk duan t'ia dinë për kufijtë", tha Mbreti Abdullah në Berlin. Nga ana tjetër kërcënojnë rreziqe të ndryshme nga kthimi i ekstremistëve dhe terroristëve në vendet e tyre në krizë.

Katastrofa humanitare

Mbreti Abdullah i mëshoi para mediave edhe problematikës së refugjatëve që e kanë vënë Jordaninë para sfidave të jashtëzakonshme. Jordania është vendi i katëtr në botë për numrin e lartë të pranimit të refugjatëve. Që nga shpërthimi i luftës qytetare në Siri, qindra mijëra refugjatë kanë kërkuar strehë në Jordani. Sipas Organizatës së OKB-së për refugjatët, UNHCR, ka rreth 600.000 refugjatë sirianë të regjistruar në Jordani. Kësaj shifre i shtohen 30.000 refugjatë në Iraku, që kanë shkuar në këtë vend pas marshimit amerikan në Irak dhe luftimeve të mëvonshme. Ndërkohë që më shumë se gjysma e tetë milionë banorëve jordanezë janë pasardhës të refugjatëve palestinezë, që kanë mbërritur në këtë vend pas themelimit të shtetit izraelit në vitin 1948. Ndërkohë priten valë të reja refugjatësh pas zhvillimeve të fundit në Irak.

Duket e e padrejtë, tha Mbreti Abdullah që vendi i tij ta mbajë i vetëm një përgjegjësi të tillë. Ai shpreson që bashkësia ndërkombëtare, ta mbështesë këtë vend. Jordania është ishulli i vetëm i stabilitetit në këtë rajon të trazuar, tha Abdullah.

Merkel vlerësoi atë që ka bërë Jordania deri më tani për menaxhimin e fluksit të refugjatëve dhe premtoi ndihmë gjermane. "Edhe Gjermania ka pritur një numër të lartë refugjatësh nga Siria, tha ajo, por kjo është pak, krahasuar me sfidat e një vendi si Jordania".