Merkel bën vizitë të papritur në Afganistan
3 Nëntor 2007Reklamë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Kabul për vizitën e saj të parë në Afganistan. Vizita e kancelares gjermane për arsye sigurie u mbajt e fshehtë deri në momentet e fundit. Merkel do të bisedojë me presidentin afganas Hamid Karzai mbi situatën në Afganistan. Më pas ajo do të vizitojë dhe qendrën e trupave gjermane në kuadër të forcës paqeruajtëse ISAF në Masari Sharif.