1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Mein Kampf" përgjithmonë në koshin e plehrave të historisë?

Günther Birkenstock5 Prill 2013

Të drejtat për botimin e librit të Adolf Hitlerit "Mein Kampf" i ka landi i Bavarisë.

https://p.dw.com/p/18AAT
Fotografi: Arben Muka

Pas Luftës së Dytë Botërore, ky land i bleu këto të drejta për të parandaluar ribotimet -dhe kështu edhe përhapjen e ideve naziste në Gjermani dhe jashtë vendit. Por pas 70 vjetësh, pra në vitin 2015, kufizimet që burojnë nga kjo e drejtë marrin fund. Kjo do të thotë se atë mund ta botojë çdokush. Si do të vazhdojë kjo çështje më tej?

Adolf Hitler, mein Kampf
Fotografi: picture-alliance/dpa

Burkhard Lischka, deputet i SPD-së mendon se do të ishte një fyerje ndaj viktimave të Holokaustit, në rast se pas 31 dhjetorit 2015 libri i Hitlerit "Mein Kampf" mund të blihet sërish në libraritë gjermane ose të shpërndahet nga ekstremistët e krahut të djathtë në zonat e këmbësorëve. "Kjo duhet të parandalohen me të gjitha mjetet ligjore. Ky libër duhet të përfundojë përgjithmonë në koshin e plehrave të historisë", tha Lischka në një intervistë me Deutsche Welle. Ai dhe anëtarë të tjerë të partisë socialdemokrate gjermane SPD kanë i bërë një kërkesë të qeverisë federale, se si mendon të veprojë në vitin 2016 me këtë libër të Hitlerit.

Burkhard Lischka Bundestagsabgeordneter SPD
Burkhard LischkaFotografi: picture-alliance/dpa

Në marrëveshje me Izraelin

Qeveria federale u përgjigj me rezerva ndaj kërkesës së SPD-së, duke thënë se do të qartësojë çështjet ligjore që lidhen me ndalimin e botimit. Skadimi i afateve të mbrojtjes së të drejtave të boimit ka qenë tashmë objekt diskutimesh edhe me qeverinë izraelite. Dhe ka një "interes të përbashkët në parandalimin efektiv të përhapjes së këtij libri çnjerëzor."

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, është më i qartë. Ai thotë se "në bazë të ligjit ekzistues në Gjermani ky libër ka një karakter të të qartë diskriminues". Hermann njoftoi se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër kujtdo që përhap tekstin origjinal.

Sipas ekspertit të medias, avokatit Tim Hoesmann, neni 130 i Kodit Penal e ofron mundësinë për ndalimin e këtij libri dhe se ndalimi i tij është shumë i mundshëm. Në librin e Hitlerit "Mein Kampf" ka shprehje të qarta shpifjesh dhe denigrimesh ndaj personave të caktuar dhe grupeve fetare. Problemi është "nëse rrjedhimisht edhe gjykatat do të marrin vendim për ndalimin. Kjo nuk është e parashikueshme".

Çmitizimi i mitit

Në internet ekzistojnë fragmente të shumta nga libri i Hitlerit. Po ashtu ky libër shitet në shumë vende pa kufizime edhe në librari. Por deputeti Burkhard Lischka mendon se kjo nuk është arsye për të lejuar ribotimin e këtij libri në Gjermani.

Neue Ausstellung im Haus der Wannsee-Konferenz
Fotografi: dpa - Bildfunk

Por natyrisht që ndaj këtij libri ka edhe interes shkencor, sidomos për një botim të komentuar. Instituti i Historisë Bashkëkohore (IZF) në Mynih është duke punuar nga viti 2009 për një version botim të komentuar. Ky botim që shoqërohet edhe me analiza mbështetet financiarisht nga Shteti i Lirë i Bavarisë. Qeveria federale Gjermane është shprehur neutrale për këtë projekt.

Burkhard Lischka është edhe kundër një botimi të tillë, sepse ai mund t'u hapë rrugë botimeve të tjera të komentuara që mund të përgatiten nga neonazistë.

Zëdhënësja e Institutit të Historisë Bashkëkohore, Simone Paulmichl mendon se "sa më shumë që ky libër mbahet sekret, aq më i fuqishëm mund të bëhet ndoshta efekti i tij." Edhe avokati Tim Hoesmann ka një pikëpamje të ngjashme." Unë mendoj se botim i variantit të komentuar është një hap i drejtë. Sepse në qoftë se libri është plotësisht i ndaluar, rreth tij do të vazhdojnë të krijohen edhe shumë mite të tjera."