1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mediat: Rreth 60 islamistë nga Gjermania në Idlib

10 Shkurt 2020

Islamistët gjermanë gjenden sipas mediave në zonat e konflikteve në veriperëndim të Sirisë. Mendohet se në Idlib gjenden më shumë se 60 islamistë me origjinë nga Gjermania.

https://p.dw.com/p/3XUdO
Syrien Idlib Hayat Tahrir al-Sham Kämpfer
Fotografi: Getty Images/AFP/O. Haj Kadour

Gazetarët hulumtues të Südwestrundfunk (SWR) dhe studios së ARD në Kairo pohojnë se në zonat e luftës në Siri ende gjenden mbi 60 islamistë me origjinë nga Gjermania, të përfshirë në rrjetet terroriste. Ata janë pjesë e grupeve xhihadiste si Al-Kaida apo  "Hayat Tahrir-Sham" (HTS). Të paktën një islamist me origjinë nga Gjermania është pjesë e grupit "Junud Al-Schaam" (Ushtarët e Sirisë së Madhe). Në veriperëndim të Sirisë është aktiv edhe grupi "Hurras-ad-Din" (Rojet e Besimit), por nuk ka të dhëna të sakta nëse ndonjë prej islamistëve gjermanë është pjesë e këtij grupi.

Militärischer Konflikt in Nordsyrien
Siria verioreFotografi: picture-alliance/dpa/AP/C. Ozgul

Mediat pohojnë se këto të dhëna kanë mbledhur në bazë të chat-eve të personave të prekur si dhe kontakteve direkte me islamistët me origjinë nga Gjermania. Këta persona janë të përfshirë edhe në propagandën e "xhihadit" në Siri.

Islamistët kërkojnë donacione

Idlib është zona e fundit e mbetur nën kontrollin e kryengritësve islamikë në Siri. Pushtetmbajtësi Baschar al-Assad është i vendosur që edhe këtë zonë ta kthejë nën kontroll. Partneri më i rëndësishëm i tij është Rusia, ndërkohë që kryengritësit në këtë kontlikt po mbështeten nga Turqia. Ditët e kaluara Turqia ka vendosur në pozicione të ndryshme atje rreth 100 automjete ushtarake.

Syrien | Türkischer Militärkonvoi passiert Grenze
Kamionë turq kalojnë kufirinFotografi: Getty Images/AFP/O. Haj Kadour

ARD dhe SWR raportojnë se në videot e propagandës kërkohen edhe donacione nga Gjermania për këto grupe. Ndër tjerash kërkohet që paratë të dërgohen në Siri përmes monedhës Bitcoin.

Autoritetet gjermane të sigurisë janë në dijeni të këtyre procedurave dhe kërkesave të islamistëve. Zyra federale për luftën kundër kriminalitetit pohon se është duke vëzhguar me shumë kujdes këto zhvillime dhe përpjekjet për financimin e rrjeteve terroriste "për një kohë të gjatë dhe në mënyrë intensive".

 

bc/ust/as (afp, tagesschau, swr)