Mediat gjermane: Turp, ekipi gjerman e meritoi humbjen!
1 Prill 2021Të mërkurën kombëtarja e Maqedonisë së Veriut e mundi Gjermaninë në Duisburg në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në Katar me rezultatin 2:1. Në ekipin kombëtar të Maqedonisë së Veriut bënë figurë të mirë edhe futbollistët shqiptarë. Humbja e kombëtares gjermane në fushën e saj përballë Maqedonisë Veriut komentohet ashpër nga mediat gjermane. Turp e falimentim të Joachim Löw dhe kombëtares gjermane e quajtën mediat gjermane humbjen.
"Welt" nën titullin "Gjermania turpërohet përballë Maqedonisë së Veriut shkruan se "në gjysmën e parë Gjermania dhuroi mundësitë më të mira. Leon Goretzka dështoi në shtyllë me goditjen e tij të fortë në 11 metërsh (minuta e 9),e më pas [...]gjithçka u hakmorr pas pauzës. Goran Pandes përdori një gabim pozicionimi të mbrojtjes gjermane dhe e çoi ekipin e tij në fitore."
"Tagesschau" shkruan se ndeshja mori rrugën e gabuar, shumë raste humbën dhe humbja ishte me meritë. "Humbja e Gjermanisë 1:2 në Duirbug ishte humbja e tretë e ekipit kombëtar gjerman në më shumë se 90 ndeshje kualifikimi për një kampionat botëror. Për Joachim Löw ishte e para. Por pikërisht në këtë ndeshje të fundit për të." Trajneri gjerman u shpreh i zhgënjyer. "Sërish shkojmë me "zhgënjim të madh" në pauzë, tha ai. Në fund të majit kombëtarja gjermane shkon në kampin e trajnimit për Kampionatin Europian.
"Spiegel" po ashtu e komenton humbjen e kombëtares gjermane. Për të tretën herë në historinë e gjatë të Botërorëve humb Gjermania ndeshjen në kualifikimin për Kampionatin Botëror. Lojtarët dukeshin të lodhur, trajneri i kombëtares duhej të kishte bërë zëvendësime. Kjo humbje e kthen në pikën zero atmosferën e ndryshuar, shkruan Spiegel. "Tani sërisht bëhet fjalë, nëse ky ekip i ri me trajnerin në Largim Joachim Löw do të jetë në gjendje për dy muaj që të kalojë raundet paraprakë në Kampionatin Botëror."
Kurse "Süddeutsche Zeitung" shkruan se fakti që ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut pati një nga fitoret më të mira lidhet edhe me gjendjen mizerabël të 11-s gjermane. Pas humbjes 0:6 kundër Spanjës gjërat nuk janë kthyer në vendin e duhur. "Futbolli gjerman ka rënë tani pas Armenisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të paktën në grupin J të kualifikimit për Kampionatin Botëror 2022 në Katar. Gjermania fitoi 3:0 kundër Islandës dhe 1:0 kundër Rumanisë, por edhe armenët fituan me këta kundërshtarë dhe më tej edhe me Lihtenshtajnin. Aktualisht ata janë në krye, të ndjekur nga Maqedonia e Veriut, që ka ndërkohë një proporcion golash më të mirë se Gjermania."