1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Media: Një "Code of Good" deri në vjeshtë

12 Qershor 2018

Ç'duhet bërë kur janë algoritmet ato që përcaktojnë vendimet për përmbajtjen e mediave duke ndikuar kështu mbi opinionin publik? Përgjigja për këtë pyetje i jep tonin fillimit të konferencës së DW "Global Media Forum".

https://p.dw.com/p/2zJv2
Plenary Session How much inequality does a society need
Fotografi: DW/U. Wagner

Në fund ishte gëzimi: Një kor i përbashkët i radios gjermane WDR dhe i Deutsche Welle-s këndoi në sallën plenare të ish-parlamentit gjerman simfoninë e 9-të të Beethovenit „Oda e gëzimit". "Magjia jote lidh sërish atë që shpata e ka ndarë; / Lypësit bëhen vëllezër princash, aty ku krahu yt i butë qendron."

Në këtë poemë Friedrich Schiller i këndon idealit të një shoqërie të barabartë, të krijuar me gëzim dhe miqësi. Që në botën reale zhvillimet janë krejt ndryshe, e tregojnë fjalimet e „Global Media Forum", që zhvillohet nën moton "Global Inequalities – Pabarazi globale ": Sepse jo vetëm mallrat materiale janë ndarë në mënyrë të pabarabartë në botën e globalizuar, por edhe aksesi tek informacioni i sigurtë. Dhe kjo krijon disa probleme, siç e vuri në dukje Komisarja evropiane për Digjitalizimin, Marija Gabriel. "Cilësia e informacionit që është në dispozicion është një faktor vendimtar, kusht i domosdoshëm që secili prej nesh të marrë vendime të bazuara, si për veten ashtu edhe për të ardhmen e përbashkët."

Por me digjitalizimin transmetimi i informacioneve ka ndryshuar në mënyrë radikale, thotë Gabriel në fjalimin e saj. Platformat si facebook dhe twitter kanë marrë përsipër funksione që tradicionalisht janë kryer nga mediat. Facebook dhe twitter janë kthyer gjithnjë e më shumë në mjete për akses tek informacioni, thotë 39-vjeçarja bullgare. Shqetësuese është që "ky transformim bëhet jashtë standardeve të profesionalitetit dhe etikës gazetareske."

E rëndësishme është kryesisht lufta kundër informacioneve të rreme, që shpërndahen në rrjetet sociale: "Zhvillimi i internetit dhe futja e mediave sociale premtojnë një shoqëri demokratike dhe integrative. Por në të vërtetë platformat online janë shpesh një vegël për shpërndarjen sa më të madhe të informacioneve të rreme në një shpejtësi që nuk ka ekzistuar kurrë më parë. Kjo pikë është më shqetësuese se sa procesi i futjes së algoritmeve pa aktivitetin njerëzor, vëren komisarja e BE-së..

Opening ceremony | Welcome Address: Armin Laschet (German State of North Rhine-Westphalia (NRW), Minister President, Germany)
Fotografi: DW/F. Görner

Një "Code of Good" deri në vjeshtë

BE kërkon tani që kompanitë e mëdha të informacioneve në rrjet, pra mediat tradicionale, rrjetet sociale por edhe Google të ndihen vetë të detyruara të seleksionojnë Fake News dhe duke ndryshuar algoritmin të bëjnë të dukshme përmbajtjet e mediave tradicionale. "Synimi është që deri në shtator të 2018 të shkruhet dhe provohet një 'Code of Good'. Ky kodex do të mbulojë shumëllojshmërinë e temave, që nga ulja e informacioneve të rreme për autorët deri tek domosdoshmëria e transparencës së përmbajtjeve të sponsorizuara, që nga mundësia e përdoruesve për të vlerësuar përmbajtjen në bazë të indikatorëve të besueshmërisë, deri tek mirëkuptimi më i madh i rolit të algoritmeve, që janë vendimtare për të kuptuar rradhën e shfaqjes së lajmeve."
Njëkohësisht duhet forcuar kompetenca mediatike e të rinjve: "Lidhur me këtë unë kërkoj të përfshihen njohuritë mediatike në listen PISA të OECD", thotë Gabriel.

Ngjashëm shprehet edhe ministrja e shtetit në ministrinë e Jashtme gjermane, Michelle Müntefering, për të cilën e rëndësishme është përgjigja për pyetjen: "Si ndeshemi ne me përpjekjet pjesërisht politike, pjesërisht ideologjike që përmbysin lirinë e mendimit dhe informacionit, që mohojnë faktet mbulojnë linjën ndarëse me pikëpamjet?" Në kohërat kur një twett i vetëm i Presidentit Trump shkatërroi besimin e krijuar dekada me radhë. Kjo pyetje është thelbësore.

Ku është "ishulli i seriozitetit"?
Edhe për Müntefering, facebook dhe twitter kanë përgjegjësi të madhe: "Mediat sociale janë ndërkohë hapërisat më të mëdha të komunikimit. Aktorë të rinj, por edhe populistë dhe robotë të paraprogramuar e vështirësojnë deziformimin dhe manipulimin e gazetarisë së etabluar cilësore." Kështu për shembull ndikim nga social bots ka pasur mbi krizën e Ukrainës, vendimin e Brexit-it ose zgjedhjet

Ndërkohë që një demokraci ka nevojë që çdo qytetar të jetë „ishull serioziteti, siç e përshkruan presidenti, Frank-Walter Steinmeier. Ky ishull duhet të jenë mediat - thotë Müntefering, "tek të cilat kemi besim, tek raportimi i të cilave ne mund të mbështesim gjykimin tonë".

Por në konkurencën midis propagandës dhe së vërtetës shanset janë të njëjtat: "Nëse ne flasim për Global Inequalities, na duhet të flasim edhe për kushtet e pabarabarta të propagandës nga njëra anë dhe gazetarisë cilësore nga ana tjetër. Propaganda synon të ofrojë shpjegime me burime shumë të pakta, që bazohen në paragjykime, i përforcojnë ato për të mbytur shumëllojshmërinë e mendimit.

Gazetaria cilësore lufton me uljen e të ardhurave për reklama dhe ka në dispozicion shpesh burime të pakta financiare. Ajo shpesh i nënshtrohet represioneve shtetërore."

Prandaj Ministria e Jashtme gjermane mbështet Deutsche Welle-n sidomos në rajone në të cilat për shkak të konflikteve dhe kufizimeve liria e shtypit ndodhet para sfidave të veçanta. Sepse DW është për kontrollin e fakteve, argumentat e mira dhe vlerësimin realist të zhvillimeve dhe fakteve.