1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Biokimia për të mposhtuar kancerin

Fabian Schmidt / Auron Dodi7 Shkurt 2013

Qelizat kanceroze janë problem për mjekësinë, sepse ato u ngjajnë shumë qelizave të shëndetshme. Tumoret pas trajtimit mund të rishfaqen. Kimioterapia e rëndon mjaft trupin. Por biokimia mund të ndihmojë shumë në kurim.

https://p.dw.com/p/17aLA
Krebszellen unter einem Transmissions-Elektronenmikroskop (Foto: BayerHealthcare)
Fotografi: BayerHealthcare

Si qelizat kanceroze, edhe qelizat e shëndosha të trupit janë të renditura në një sistem hierarkik: tek të rriturit, qeliza e rritura staminale, mëmë ndodhen në fillim. Trupi ka shumë pak të tilla- disa mijëra qeliza për çdo sistem organesh, si për shembull për paretet e lëkurës, stomakut dhe të zorrëve ose për gjakun. Qelizat staminale ndahen shumë, shumë ngadalë. Por trupi ka nevojë çdo ditë për miliona qeliza të freskëta, prandaj ekziston një sistem që e përshpejton shumë të gjithën, shpjegon prof. Andreas Trumpp, shef i departamentit të qelizave staminale në Qendrën e Kërkimeve për Kancerin në Heidelberg: "Qelizat staminale formojnë qeliza pararendëse, të cilat shumohen jashtëzakonisht shpejt. Gjatë ndarjes ato nisin të diferencohen në qelizat, të cilat kryejnë më në fund punën që duhet në trup.“

Këtu kemi të bëjmë pastaj me qeliza flokësh, lëkure dhe indesh, me qeliza zorrësh dhe të stomakut, me truptha të kuq dhe të bardhë dhe kështu më tej. Qelizat pararendëse që ndahen shpejt janë shumë të ngjashme me qelizat e tumoreve. Kimioterapia pra godet qelizat, që ndahen shumë shpejt: "Në këtë proces vdes si qeliza e tumorit, ashtu edhe i gjithë rezervuari i qelizave pararendëse. Kjo bën që pacientët të humbasin flokët, të kenë bark dhe të bëhen shumë anemikë.“ Meqenëse në dallim nga qelizat pararendëse, qelizat staminale ndahen shumë ngadalë, ato nuk shkatërrohen nga kimioterapia. Kështu që trupi mund të rigjenerohet sërish.“

Bildüberschrift: Krebs: Wandernde Krebszelle Bildbeschreibung: Eine Krebszelle verläßt den Blutkreislauf durch eine Öffnung in der Gefäßwand und dringt in ein anderes Organ ein. So bilden sich Metastasen (Foto: DKFZ) Rechte: Diese beiden Bilder habe ich von der Pressestelle des Deutschen Krebsforschungszentrums (DKFZ ) zur Veröffentlichung auf dw.de erhalten. Zulieferer: Fabian Schmidt
Një qelizë kanceroze shkëputet nga qarkullimi i gjakut përmes një të çare të pareteve të damarëve. Në këtë mënyrë ajo gjen rrugën drejt një organi dhe krijonmetastazatFotografi: DKFZ

Jo të gjitha qelizat kanceroze janë të rrezikshme

Problemi këtu: çdo tumor ka edhe qelizat të veta staminale. Ato mbijetojnë nga kimioterapia, njësoj si qelizat e shëndetshme staminale, sepse edhe ato ndahen shumë, shumë ngadalë. Thuhet edhe që ato flenë.Qeliza të tilla në gjumë mund të përhapen për shembull përmes sistemit të gjakut në të gjithë trupin. Më vonë ato ndërtojnë zona kanceroze të reja në shumë vende - të ashtuquajturat metastaza. Kjo mund të zgjasë me muaj ose me vite dhe shumicën e herëve kjo nuk shërohet më.

Për ta mundur kancerin, mjekët duhet të nxjerrin jashtë loje qelizat staminale kanceroze. Për këtë ka ndërkohë metoda të ndryshme: njëra tingëllon paradokse: qelizat staminale i zgjon dhe i nxit që të ndahen në qeliza. Sepse ka të dhëna që një kimioterapi mund t'i vrasë qeliza të tilla të zgjuara. Vërtet që në këtë rast kemi rrezik që kanceri të zhvillohet pikërisht tani, por edhe pritja nuk është zgjidhje, mendon mjeku Trump: "Unë e krahasoj këtë gjithnjë me një minë të Luftës së Dytë Botërore, që ndodhet diku: dhe çështja është: a duam ta lëmë aty ku është, me shpresë që nuk do të shkelë askush mbi të, apo duam ta shpërthejmë në mënyrë të kontrolluar?“

Bildbeschreibung: Orange: Stammzelle des blutbildenden Systems der Maus in ihrer Stammzellnische im Knochenmark. Rechte: Das Bilde habe ich von der Pressestelle des Deutschen Krebsforschungszentrums (DKFZ ) zur Veröffentlichung auf dw.de erhalten. Zulieferer: Fabian Schmidt
Imazhi në mikroskop i një qelize gjaku e marrë nga palca e miutFotografi: DKFZ

Si mund të pengohet ndarja e qelizave kanceroze?

Krahas kimioterapisë ka edhe metoda të tjera biokimike: mund të bëhen përpjekje që të pengohet ndarja e qelizave. Kjo bëhet në mënyra të ndryshme: Në mënyrë që një qelizë të ndahet, trashëgimia e saj, kordoni i ADN-së së saj duhet të dyfishohet. Kjo mund të pengohet: në qelizë hidhen substanca, që varen në një mënyrë të tillë në kordonin e ADN-së, sa ai të këputet. Pastaj qeliza staminale këputet. Substanca të tjera mund të përqendrohen në strukturën e jashtme të qelizës dhe të pengojnë ndryshimin e skeletit të qelizës, të nevojshëm për ndarjen e qelizës.

Bildüberschrift: Krebs: Onkologe Dirk Jäger (NCT) Bildbeschreibung: Ärztlicher Direktor der Onkologie am Nationalen Centrum für Tumorerkrankungen (NCT) in Heidelberg Prof. Dirk Jäger (Foto: Fabian Schmidt/ DW) Rechte: Die Bilder habe ich auf einer Dienstreise am 20.12.2012 selbst in Heidelberg aufgenommen. Zulieferer: Fabian Schmidt
Dirk Jäger, onkologFotografi: DW/F. Schmidt

Një mënyrë tjetër terapie do të ishte që trupi të mbrohet vetë me sistemin e tij të imunitetit kundër qelizave të tumorit. Këtë detyrë e marrin përsipër të ashtuquajturat limfocite-T ose qelizat T, shpjegon Drejtori i Onkologjisë në Qendrën Kombëtare për Sëmundjet tumorale në Heidelberg, Prof. Dirk Jäger: "Këto limfocite T dallojnë struktura të caktuara të albuminave në qelizat tumorale dhe reagojnë pastaj në mënyrë shumë specifike kundër qelizave, që bartin këto albumina dhe i vrasin qelizat.“

Por te pacientët ky sistem imuniteti nuk është aq i fortë sa duhet. Prandaj bëhen përpjekje që pacientët të vaksinohen, për të nxitur krijimin e limfociteve T. Kimioterapia dhe terapia e sistemit të imunitetit me sa duket e plotësojnë mirë njëra-tjetrën, sepse kimioterapia e ndryshon ambjentin e tumorit dhe i bën të dukshme qelizat kanceroze dhe më të dallueshme nga sistemi i imunitetit. Këto mënyra trajtimi të kancerit duken të suksesshme.Të gjitha ato ndodhen në fazën e testeve në klinika. Por derisa në treg të dalin medikamente të reja, mund të kalojnë vite. Sepse shkencëtarët dhe prodhuesit duan t'i eleminojnë sa më shumë që të jetë e mundur pasojat anësore. Dhe kërkimet shkencore nuk kanë marrë fund, sepse ajo që funksionon kundër një lloji të kancerit mund të mos funksionojë kundër një tjetri.