Me 75 milionë Euro mund të...
Fjala është për një transferim rekord për një lojtar të Bundesligës: Kevin de Bruyne kalon për 75 milionë Euro nga VfL Wolfsburg te Manchester City. Çfarë mund të bëhej përndryshe me këto para?
Birrë në stadium
Pjesë e vizitës në stadium për shumicën e njerëzve është ngrënia e një salçiçeje. Dhe meqenëse simitet shpesh janë shumë të thata, njerëzit blejnë edhe një pije (shumicën e herëve birrë). Në bazë të çmimeve aktuale, 75 milionë Euro mjaftojnë për 15 milionë gota me gjysmë-litërshe birre (pa depozitë)
Disa herë Darmstadt 98
Le të mbetemi te futbolli. Lojtarët aktualë të Darmstadt 98, që po avancon në Bundesligë kushtojnë rreth 19 milionë Euro. Një de Bruyne mjafton pra 3,5 herë për Darmstadt. A është korrekte kjo? Jo. Por nuk bëhet fjalë për këtë.
Pishina të reja në qiell të hapur
Shumë qytete dhe komuna janë ngushtë me para. Më lehtë paratë kursehen tek kultura dhe koha e lirë. Për shembull mbyllen pishina. Për një de Bruyne mund të ndërtoje 25 pishina të reja.
Të mbyllësh boshllëqet
Meqë ra fjala për komunat në vështirësi financiare: paratë që mungojnë aktualisht në buxhetin e qytetit të Kielit (në veri të Gjermanisë) janë ekzaktësisht 75 milionë Euro. Mbase ai i bie njëherë telefonit në Wolfsburg. Ata mund t'ia blejnë borxhin. Paratë tani i kanë.
Të blesh lirinë
Jo se nuk do t'i paguante dot nga xhepi i tij: por për 75 milionë Euro shefi i Formulës 1 Bernie Ecclestone bleu në gusht të vitit të kaluar lirinë në procesin gjyqësor të korrupsionit në Mynih. Edhe këtë mund ta bësh me kaq shumë para.
Të japësh çmime
Çmimet që shoqërohen me para janë pjesë e futbollit. Por paratë për çmime bëjnë pjesë edhe në shumë çmime, që ndahen. 75 milionë Euro për shembull mjaftojnë për 90 Nobelistë të të gjitha disiplinave.
Ide të mençura
75 milionë Euro: kaq ishte vlera e ideve, të cilat i kishin 280.000 bashkëpunëtorë të ndërtuesit të automjeteve Daimler, për të përmirësuar proceset e punës. Një pjesë të këtyre parave sipërmarrja ua jep atyre, që kanë paraqitur ide të zgjuara.
Të blesh automjete
Meqenëse gjithë ato automjete, që mund të bleje me 75 milionë Euro edhe duhet t'i parkosh diku, po marrim si shembull Porshe Panamera Exclusive Series. Si ky automjet mund të blesh me para rreth 300 copë, sepse një ekzemplar kushton rreth 250.000 Euro.
Një Airbus
Atij që nuk i pëlqejnë 300 Porshe, mund të blejë një avion Airbus A319. 75 milionë Eurot këtu mezi mjaftojnë për një avion - në bazë të çmimit në listë. Ulje çmimi te avionët bëhen vetëm kur blihen me shumicë.