1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hungaria merr kthesë të fortë djathtas

Keno Verseck17 Maj 2015

Urrejtja ndaj të huajve, racizmi dhe radikalizmi i djathtë. Këto janë disa nga veçoritë e sondazhit të fundit në Hungari, ku partia ekstreme Jobbik renditet vetëm 3% pas paritsë në pushtet FIDESZ.

https://p.dw.com/p/1FQwZ
Fotoreportage Kosice Kulturhauptstadt Europas 2013
Romët pa mbështetje në HungariFotografi: DW/S. Bartlick

Kanë qenë vetë disa media të djathta në Hungari që janë shprehur të shqetësuara me tituj si: "Kurrë më shumë nuk i kemi urrejtur të huajt", shkruan mandiner.hu, një prej portaleve konservatore në këtë vend. Shkaku: Instituti hungarez Tarki ka publikuar sondazhet e fundit, sipas së cilave kurrë më parë në historinë postkomuniste të Hungarisë nuk ka pasur një urrejtje më të madhe ndaj të huajve në këtë vend. Krahas arabëve, romët janë ata të cilët refuzohen më së shumti. Më shumë se 80 % e tyre ka mendim negativ ndaj romëve. Si dëshmi për këto rezultate mund të shihet edhe procesi i përfunduar disa ditë më pas për një seri vrasjesh të romëve në Hungari. Me 8 maj është konfirmuar në shkallë të dytë vendimi për denimin e vrasësve të romëve.

Ungarn erwägt Einführung der Todesstrafe
Politika e Viktor Orbanit u jep krahë atyre që urrejnë romëtFotografi: picture alliance/dpa/S. Koszticsak

Paralelet me skandalin e NSU

Këtu bëhej fjalë për një seri vrasjesh të ngjashme me ato të NSU në Gjermani, një krimi të pashembullt në historinë e pasluftës në Hungari. Një grup terroristësh të djathtë ka vrarë në vitet 2008/2009 gjashtë romë dhe ka plagosur 55 persona të tjerë, kryesishtë romë. Tre vrasës janë dënuar në vitin 2013 me burgim të përjetshëm, pa ndonjë mundësi lirimi të parakohshme. Një bashkëpunëtor i tyre është dënuar me 13 vjet heqje lirie. Konfirmimi i denimeve nuk ka zgjuar ndonjë interesim të opinionit. Vendimi është futur në fuqi deri tani vetëm kundër István Csontos, bashkëpunëtorit të tyre, i cili ka shërbyer si shofer. Ndërsa tre të akuzuarit kryesor janë ankuar në gjykatën më të lartë të Hungarisë.

Zhvendosja në të djathtë

Mungesa e interesit për vrasjen e romëve përshtatet mirë me atmosferën e përgjithshme politike në këtë vend. Partia e djathtë ekstremiste Jobbik është sipas sondazheve të fundit në vendin e dytë, me një mbështetje prej 28 % - vetëm 3% më pak se partia në pushtet Fidesz, e kryeministrit Viktor Orbán. Shumica e politologëve hungarezë janë të mendimit se vet Orban ka ndikuar në forcimin e ekstremistëve të djathtë.

Edhe mosinteresimi ndaj vrasjeve të romëve ka ndikuar në këtë tendencë. Institucionet hungareze nuk kanë mbajtur ndonjë ceremoni përkujtimore të viktimave, megjithë kërkesën e aktivistëve. Shteti hungarez mban përgjegjësi për këtë seri vrasjesh së romëve - ngjashëm sikur në rastin NSU në Gjermani. Sikur hetuesit dhe shërbimet sekrete të kishin kryer punën e tyre si duhet, dy vrasjet e fundit në gusht të vitit 2009 kanë mundur të evitohen. Viktimat dhe familjarët e tyre nuk kanë dëgjuar ndonjëherë deri më sot që ish-kryeministri socialist i asaj kohe Ferenc Gyurcsány, të ketë kërkuar falje për serinë e vrasjes së romëve.

Rechtsextreme demonstrieren in Budapest
Ekstremistët e djathtë të partisë Jobbik në HungariFotografi: Reuters/Laszlo Balogh

Ende nuk ka interesim për viktimat

Ndërkohë mbeten shumë pyetje pa përgjigje, mendon liberali Jozsef Gulyas, i cili me 2009/2010 ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për hetimin e këtyre vrasjeve. "Ka pasur të paktën edhe një bashkëfajtor, e mundësisht edhe persona të tjerë që i kanë mbështetur vrasjet, për të cilët nuk dihet asgjë", thotë Gulyas. "Autoritetet nuk kanë dhënë deri tani ndonjë përgjigje."

Të mbijetuarit e serisë së vrasjeve dhe familjarët e tyre jetojnë edhe më tej në një varfëri të skajshme. Ndaj nuk kanë mundësi të ndjekin proceset dhe të udhëtojnë shpesh deri në kryeqytet. Shteti hungarez nuk ka mundësuar transportin e tyre. As Krisztián Rontó, i cili ka qenë 19 vjeç, me 15 dhjetor 2008, ku një atentator nga 70 metra largësi ka qëlluar me armë të kalibrit të madh në drejtim të tij. Krisztián Rontó është plagosur dhe ka mundur të mbijetojë, por ai ka mbetur invalid. Rontó shpreson se vendimi për denimin e vrasësve do të mbetet. Por mendon se edhe shoferi i tyre është dashur të denohet me të paktën 20 vjet heqje lirie. "Çfarë të drejte kanë pasur ata të vrasin njerëz, vetëm pse janë romë", pyet ai.