1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbyllet anija-vendstrehim i refugjatëve në Hamburg

Katrin Erdmann12 Tetor 2006

Anija Bibby Altona, e impovizuar si vendstrehimi për refugjatët në Hamburg është duke u zbrazur. Në vitet e 90-të përpara anijes njerëzit dyndeshin, ndërsa sot asaj po i lënë lamtumirën banorët e fundit. Arsyeja ka të bëjë me ndryshimin e politikës për refugjatët në Hamburg

https://p.dw.com/p/AsE2
Porti i Hamburgut
Porti i HamburgutFotografi: AP

Në Hamburg ka nisur në fillim të tetorit një politikë e re për refugjatët. Këtej e tutje azilkërkuesit nuk do të jetojnë tre muajt e parë pas mbërritjes në qytetin e Hanzës por në Meklenburg Vorpomern. Të dyja landet kanë rënë dakord për një administratë të përbashkët.

Peter Krause dhe Reiner Duestelhorst diskutojnë se si do të shkojnë punët në javët e ardhshme. Peter Krause drejton anijen kamp Bibby Altona, ndërsa kolegu i tij kujdeset për refugjatët e porsaardhur në vendstrehimin tjetër në Hamburg, përpara se të shpërngulen për në Mekleburg-Vorpomern.

Peter Krause ndodhet qysh nga viti 1998 në anijen e banimit të refugjatëve. Ai kujton: "Këtu më shkon mendja tek pranimi i refugjatëve kosovarë në vitin 1999. Në ato vite kontigjntet e pranimit kanë qenë të përcaktuara sipas landeve. Me një kuotë pranimi prej 2,6 përqind Hamburgu ka srehuar 300 refugjatë nga Kosova. Të gjithë ata kanë banuar në anijen Bibby Altona. Unë kam takuar njerëz dhe jam njohur me fatet e tyre, gjë që më ka prekur. Njerëzit kanë qenë me ditë të tëra në arrati dhe këtu ata gjetën për herë të parë qetësinë pas kësaj odiseje. Kjo më ka prekur shumë".

Numri i azilkërkuesve ka rënë

Ndërkohë në anije vijnë më shumë refugjatë si individë dhe ata janë më të rinj se refugjatët e viteve 90-të, thotë Peter Krauze. Por vëren ai numri i azilkërkuesve ka rënë ndjeshëm. Nga 500 vende që ka kapacitet kjo anije, vitin e kaluar kanë qenë të zëna vetëm gjysma. Aktualisht në të jetojnë vetëm 42 burra dhe gra.

Në kohën e drekës në mencë ka më shumë personel se sa klientë të ulur nëpër tavolina. Myslimani Zenzev fare pa dëshirë po përzien mishin gullash me lakrën e kuqe. Ai vjen nga Çeçenia dhe jeton prej katër muajsh në anijen Bibby Altona. Ai ka dëgjuar që së shpejti duhet patjetër të shpërngulet. "Unë nuk e di se ku do të shkojmë, na kanë thënë që vendi ku do të transferohemi ndodhet 55 km larg që këtej. Do të kemi të siguruar të ngrënën tri vakte në ditë dhe 40 euro si para xhepi"

Azilkërkuesit të shqetësuar për të ardhmen

Njëzetenëntë vjeçari nuk e kupton përse s´ka mundësi që ai të qëndrojë në Hamburg: "Unë jam i smurë me azëm bronkiale", thotë ai. Zanzev nxjerr nga xhepi një vërtetim shëndetësor. "Ç'do dy javë me duhet të shkoj te mjeku."

Përkujdesi mjekësor është i garantuar edhe në Mekleburg - Vorpomern, është përgjigja e administratës për të huajt. Edhe në Meklenburg Vorpomern refugjatët do të kenë kontakte dhe nuk do të jenë të shkëptur nga bota përreth, thotë zëdhënësi andministrativ Norbert Smekal: "Çdo dy javë ne do të kemi dy orë në dispozicion për të biseduar atje me refugjatët. Të ardhurit nga Hambrugu do të kenë mundësi t´u drejtohen punonjësve të administratës për të huajt për çdo problem".

Dunjazada Loze nuk mendon më për këtë. Kjo 29 vjeçare tani po ngre çantat. Qeset dhe televizori i dhomës së janë kanë zënë rrugën e ngushtë në korridor. Ajo është nga Maqedonia dhe sot do të transferohet në një tjetër vendstrehimi në Hamburg. "Falë Zotit që po largohem prej këtej, sepse këtu s'mund të vijë askush të më vizitojë. Ti mund të dalësh 24 orë jashtë, ke mundësi të kthehesh pas katër ditësh, mjafton të marrësh kartelën e bordit dhe të lajmërosh që po largohesh. Unë jam e lumtur që po largohem prej këtej."

Ajo është ulur duke mbajtur një copë letre në dorë përpara plaçkave të paketuara në hyrje anijes Bibby Altona. Një punëtor i dorëzon asaj një paketë: "Ata kanë menduar edhe për pjatat, gotat, dhe enët e gatimit. Unë nuk e di si do të jetë atje, por le të shohim."

Ata marrin me vete vetëm përshkrimin e rrugës

Dhe pasi të gjithë nisen drejt vendstrehimit të ri të refugjatëve, Peter Krause nga Bibby Altona është disi i tërhequr: "Këta banorë marrin prej nesh vetëm udhëzimet për në vendin e ri ku do të transferohen dhe u duhet të udhtojnë vetë automjetet e shërbimit urban. Ne u japim atyre vetëm përshkrimin e rrugës."

Kur Peter Krauze nuk është aty kujdeset Jyrgen Imbek për mbarëvajtjen e punëve në Bibby Altona. Ai është paksa i shqetësuar që i duhet ta lerë anijen. Nga zyra e tij ai sheh lumin Elbë, aty, ku këto ditë ka shumë më tepër aktivitet se në vendin e tij të punës. "Këtu është si një anije fantazmë. Mua më ka pëlqyer më tepër kur ishin 500-600 njerëz se sa tani në këtë gjendje. Kjo është si një lamtumirë prej njerëzve të mij. E çdo njëri që shkon e di, se nuk do të kthehet më. Kjo është një ndjenjë gjithashtu e habitshme."

Pasi të jenë larguar të gjithë refugjatët për në Meklenburg -Vorpomern do të nisë shkatërrimi i Bibby Altonës. Deri në vitin 2007 duhet të duket sikur aty asnjëherë s´ka jetuar asnjë refugjat.