1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbi 8.000 të vdekur nga tërmeti në Kinë - Tërmet i rëndë në Sishuan

Freyeisen, Astrid Shanghai MDR 12 Maj 2008

Një tërmet i rëndë tronditi provincën në Kinën Qendrore, Sichuan duke shkaktuar disa mijëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale. Përmasat reale të katastrofës ende janë të pallogaritshme.

https://p.dw.com/p/Dye5
Njerëzit kërkojnë për viktima si dhe për sendet e veta në rënojat se shtëpive pas tërmetitFotografi: AP

Të hënën në mesditë (12.05) një tërmet i rëndë tronditi Sishuanin me 87 milionë banorë provinca më e populluar e Kinës. Epiqendra e tërmetit ndodhej gati 100 km në veri-perëndim të Shengudsë, kryeqyteti i provincës. Më rëndë është prekur rajoni Beishuan reth 50 km larg epiqendrës. Në këtë rajon janë shkatërruar 80% e ndërtesave, mediet shtetërore bëjnë fjalë për mëse 5.000 të vdekur në këtë rajon. Shumë shkolla dhe fabrika kimike të kësaj zone janë shkatërruar, pikërisht në kohën që në këto ambjente ndodheshin fëmijë dhe punëtorë. Ky është tërmeti më i rëndë që ka krekur Kinën qysh prej 30 vjetësh. Të hënën në mbrëmje bëhej fjalë për mbi 8.500 të vdekur. Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe ministri i jashtëm Frank Valter-Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) i shprehën ngushëllimet udhëheqjes kineze dhe i ofruan ndihmë.

Përmasat e vërteta të katastrofës që shkaktoi tërmeti në Kinë janë ende të pallogaritshme dhe vetëm pas pak ditësh mund të vendoset qartësi mbi gjendjen reale. Sipas Institutit amerikan të Sizmiologjisë mund të parashikohen dëme nga më ekstremet. Forca e lëkundjes së Tokës ka qenë 7,8 ballë të shkallës Richter dhe tërmeti është pasuar nga të paktën 12 lëkundje pasuese. Një dëshmitar okular nga Shengdu, kryeqyteti i provincës Sishuan, tha në televizionin shtetëror kinez: „Teksa nisi tërmeti unë ndjeja se si dridhej Toka. Makina ime gjithashtu lëkundej. Unë pashë se si lëkundeshin në ajër linjat e elektrikut. Të gjithë njerëzit kishin dalë në rrugë. Nëpër shtëpi kishin rënë fotografitë e varura në mur. Të gjithë njerëzit vraponin nëpër rrugë. Rrjeti i telefonisë mobile u ndërpre. Tërmeti zgjati rreth dy minuta. Shumë njerëz thonë, se asnjëherë s´kanë përjetuar një tërmet të tillë. “

Überschwemmungen nach Erdbeben in China
Shengdu, tërmeti pasohet nga vërshimetFotografi: AP

Sa më shumë forcat e emergjencës depërtojnë në zonën e shkatëruar aq më shumë rritet numri i viktimave. Agjencia e lajmeve Ksinhua (Kina e Re) bën fjalë për disa mijëra viktima dhe mbi 100.000 të plagosur. Në Sishuan rreth 900 nxënësit e shkollës u zunë prej rënojave. Ka njoftime edhe për pesë shkolla të tjera të shkatërruara. Në Sishuan dhe në Shongqing ka gjithsej tetë shkolla të prekura.


Ushtarët e ushtrisë popullore kineze përpiqen të depërtojnë në qendër të zonës së tërmetit, që ndodhet në rajon malor dhe ka lidhje të këqia rrugore. Përveç provincave Sishuan dheqytetit të madh Shongqing janë prekur edhe provincat Junan dhe Gansu. Kryeminstri Ven Zhiabao mbërriti në vendin e ngjarjes për t´u njohur nga afër me gjendjen. Ai u nis drejt zonës së katastrofës dy orë pas lajmit tronditës. Qysh gjatë udhëtimit me avion ai apeloi duke dhënë një mesazh televiziv: "Baza e partisë dhe këshilli shtetëror kërkojnë që nëpunësit e rangjeve të ndryshme të dalin në frontin e shpëtimtarëve. ata duhet të japin shembullin me veprimet e tyre. Ata nuk duhet të kenë frikë prej sakrificës dhe lodhjes dhe duhet të luftojnë papushim.“

Nga Pekini u nis një ekip prej 184 forcash të ndihmës, ndër ta sizmiologë, personel i ushtrisë dhe mjekë. Në televizionin shtetëror kinez një sizmiolog përshkroi zonën e fatkeqësise rreth 100 km në veri-perëndim të Shengdusë, kryeqyteti i Sinshuanit: „Venshuan është faktikisht një zonë, në të cilën ndodhin tërmete të fuqishme. Në qendër të Kinës përgjatë linjës jug-veri ekziston një brez aktiv sizmik, që quhet edhe aksi qendror, ose brezi i tërmeteve. Ky brez shtrihet deri në thellësi të provincave Junan, Sishuan, Gansu dhe Ningksia. Në afërsi të epiqendrës aktuale të tërmetit edhe më parë ka pasur lëkundje të fuqishme mbi shtatë ballë."

Në Pekin dhe në Shangai rajone këto të dyja mbi 1000 km larg epiqendrës u evakuuan gradaçelat. Tërmeti u ndje deri në Tajlandë.