1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E drejtë themelore jo vetëm në letër

7 Tetor 2015

Max Schrems ngriti padi kundër Facebook në lidhje me ruajtjen e të dhënave personale. Vendimi për "Safe Harbour" është sipas tij një sukses.

https://p.dw.com/p/1Gjcb
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Warnand

DW: Gjykata Evropiane e Drejtësisë ju ka dhënë në shumë pjesë të drejtë. Si reaguat ndaj gjykimit? A jeni i lehtësuar?

Maximilian Schrems: Unë jam i lumtur që këto të drejta themelore nuk janë vetëm në letër, por dhe shohin dritën e realitetit. Tani do të jetë interesante për të parë se si do të zbatohet vendimi tani. Kjo nuk ka lidhje vetëm me mbikëqyrjen në masë nga ana e Shteteve të Bashkuara. Është një rast i cili është gjithashtu i rëndësishëm në Europë, sepse ne kemi sisteme të ngjashme këtu. Në qoftë se një gjykatë e lartë në Evropë thotë se kjo është tepër, atëherë kjo do të jetë mjaft interesante edhe për raste të tjera.

Çfarë prisni tani nga Komisioni Evropian, rregullat "Safe Harbour" të të cilit u shpallën tani si të paligjshme ose të pavlefshme?

Komisioni po përpiqet prej dy vjetësh për të gjetur në një farë mënyre një zgjidhje. Me sa dëgjojmë, Komisioni ka ndeshur në rezistencë të fortë në SHBA. Amerikanët nuka duan të bëjnë asnjë lëshim dhe tani natyrisht që presioni është rritur. Tani Komisioni ka një kartë asi në dorë dhe mund të thotë: Gjykata ka marrë një vendim që ne duhet ta zbatojmë. Pra mund të shpresojmë që tani do të ndodhë pak më shumë se më parë. Sepse deri tani qëndrimi ndaj Uashingtonin ka qenë i përulur dhe çdo herë prej andej përfaqësuesit janë kthyer gjysmë duarbosh.

Logo Facebook
Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Reinhardt

Vendimi nuk thotë se rrjedha e të dhënave nga Evropa në Shtetet e Bashkuara duhet të ndalet menjëherë. Çfarë do të ndryshojë në të vërtetë tani për përdoruesit normalë të Facebook-ut, Google apo ofertave të tjera në internet?

Për përdoruesit normalë nuk do të ndryshojë asgjë. Por unë mund të jem tani ndoshta vazhdimisht pak më shumë i sigurt se të dhënat e mia nuk do të përfundojnë diku - për shembull, në ndonjë zyrë - në qoftë se unë shkëmbej me njerëz gjëra konfidenciale në Facebook. Ky besim ndaj internetit është e diçka natyrisht tejet e rëndësishme. Atëherë unë nuk mund të jem i sigurt se do të mbeten privat vetëm në qoftë se fshihem në shpellën time, por që dhe mund të komunikoj me metoda modern pa u zhveshur plotësisht lakuriq. Kjo është njëra anë.

Tjetra është se tani kjo është një shenjë në drejtim të SHBA-së që ne gjithashtu i zbatojmë të drejtat tona themelore. Sepse deri tani opinioni në SHBA ka qenë relativisht i qartë, pra se mbrojtja e të dhënave në Evropë është gjë shumë e këndëshme, por se nuk ndodh gjithsesi asgjë në qoftë se nuk e respekton atë. Tani që kemi vendimet e Gjykatës së Lartë për këto gjëra, sigurisht që është një shenjë e fortë, që ne jo vetëm nuk mund ta anashkalojmë, por që duhet të veprojnë në përputhje me to.

A e ka shuar Facebook-u adresën tuaj?

Jo, unë vazhdoj ta përdor Facebook-un ende me kënaqësi, por me mençuri - pa postuar marrëzi. Si e tillë, teknologjia në vetvete është shumë e mirë. Dhe çështja nuk është për të qenë kundër Facebook-ut, apo teknologjive të reja. Fjala është që teknologjinë ta bësh në atë mënyrë që unë si përdorues të mund t'i besoh, që në sfond apo prapaskenë nuk ndodh asgjë absurde. Por ky është pikërisht problemi: shumë nga këto mekanizma mbikqyrjeje ndodhin në sfond apo prapaskenë. Unë shoh në ekran një sipërfaqe të bukur dhe pas saj kryehen shkelje të të dhënave apo mbikqyrje në masë.

Intervistën e zhvilloi Bernd Riegert