1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Manovra ruse-bjelloruse "Zapad" shqetëson Perëndimin

14 Shtator 2017

Manovra ushtarake ruse dhe bjelloruse që filloi të enjten (14.09) mban emrin "Sapad" dhe synon me këtë të tregojë se pikërisht ku duhet të shqetësohet perëndimi.

https://p.dw.com/p/2jwqy
Russland Weißrussland PK zu Sapad 2017 Militärmanöver Alexander Fomin
Zëvendësministri rus i mbrojtjes, Aleksander Fomin pak para fillimit të manovrës ushtarakeFotografi: Getty Images/AFP/K. Kudryavtsev

Rusia dhe Bjelloruria kanë filluar manovrën e zgjeruar, të kritikuar në shkallë ndërkombëtare, me emrin "Zapad" - Perëndimi. Në këtë manvoër do të ushtrohen ushtarët për konfliktet moderne, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Moskë. "Trajnimi ka thjesht funksion mbrojtës, dhe nuk drejtohet kundër ndonjë shteti apo grupi vendesh", thuhet në Moskë.

100.000 apo "vetëm" 12.700 ushtarë?

Në ushtrimet shtatëditore, sipas të dhënave zyrtare, do duhet të marrin pjesë ushtarë nga të dyja vendet, rreth 250 tanke dhe anije luftarake. Disa shtete të NATO-s janë të mendimit, se numri i ushtarëve në manovër është shumë më i lartë. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen llogarit me deri në 100.000 ushtarë. Kritikët po ashtu i tremben faktit se ushtarët pas manovrave nuk do të largohen nga  vendi.

Estland Treffen der EU-Verteidigungs- und Außenminister in Tallinn
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/L. Treimann

Stoltenberg: Nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë

Numri i ushtarëve ka rëndësi në manovrat ushtarake. Nëse kalohet pjesëmarrja me 13.000 ushtarë në manovra, Rusia sipas rregulloreve të OSBE-së duhet të lejojë vëzhgues të huaj. Që nga aneksimi i Krimesë në janar 2014, nervoziteti në këtë rajon dhe tek fqinjët perëndimorë është rritur. Në raste manovrash qarkullon frika e luftës. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Schoigu kishte deklaruar se "kjo manovër është ngjarja më e rëndësishme për forcat e armatosura". Por fqinjët lidnorë dhe NATO kanë dyshime, se bëhet fjalë vetëm për një manovër mbrojtjeje.

Si reagim ndaj manovrave ruse, SHBA vendosi avionë luftarakë në Lituani. Edhe anije luftarake amerikane priten të lëvizin në Detin Balltik. NATO është vigjilente, por "nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë" u shpreh të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

 

 

la/(dpa, afp, rtr)