Malta legalizon kanabisin për përdorim personal
17 Dhjetor 2021Reklamë
Limiti për posedim personal është vendosur në shtatë gram. Kanabisin mund ta kultivojë privatisht në shtëpi kushdo që ka mbushur moshën 18 vjeç - për sa kohë që nuk kultivon më shumë se katër bimë.
Konsumi në publik ende i paligjshëm
Pirja e kanabisit në publik ose para fëmijëve do të mbetet ende e paligjshme.
Holanda njihet më shumë për qëndrimin e saj liberal ndaj kanabisit dhe për politikën e saj në përgjithësi tolerante. Por edhe në Holandë kanabisi zyrtarisht është ende i paligjshëm.
Edhe qeveria e re e Gjermanisë synon të legalizojë përdorimin rekreativtë kanabisit.