1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mali i Zi: Spajiq merr mandatin për formimin e qeverisë

11 Gusht 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i jep liderit të lëvizjes "Evropa Tani" Millojko Spajiq mandatin për kryeministër dhe formimin e qeverisë së re.

https://p.dw.com/p/4V50Y
Millojko Spajiq merr mandatin për kryeministër dhe formimin e qeverisë së re të Malit të Zi
Millojko Spajiq merr mandatin për kryeministër dhe formimin e qeverisë së re të Malit të ZiFotografi: Montenegro Government

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha në një konferencë me gazetarë në Cetinjë se pas konsultimeve që kishte pasur me përfaqësuesit e 18 subjekteve politike të koalicioneve ”Spajiq mbështetet nga shumica e subjekteve politike që kanë gjithsej 44 vende në parlament” nga 81 nga sa ai numëron.

Millojko Spajiq mbështetet krahas të tjerëve dhe nga subjektet politike shqiptare. Gatishmëri për mbështetjen e mandatarit ka shprehur dhe koalicioni nga radhet e Frontit Demokratik Së bashku për të ardhmen e Malit të Zi, por kjo përkrahje pritet të vijë pas një marrëveshje të mundëshme për qeverinë.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq
Presidenti i Malit të Zi, Jakov MillatoviqFotografi: Rusmin Radic/AA/picture alliance

Presidenti, Jakov Millatoviq, tha se "Spajiq ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe qeverinë e re". Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajiq, dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formimin e qeverisë, tha Spajiq duke shtuar: "Besoj se në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për qeveri stabile, të pandarë nga profili evropian”.

Thirrje për formimin sa më parë të qeverisë kanë bërë dhe ndërkombëtarët.

Nga do të drejtohet Mali i Zi?

Analistët janë shprehur se përbërja e qeverisë do të ofrojë një pasqyrë të asaj se nga do të drejtohet Mali i Zi, ndonëse vazhdimisht përmendet synimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Edhe gjatë konsultave që ka zhvilluar Presidenti Millatoviq ka thënë se ka pasur një konsensus të të gjitha subjekteve për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përmirësimit të standardit të jetesës.

Po ashtu Millaçiq tha se, "forcimi i besueshmërisë së anëtarësimit të Malit të Zi në NATO është në krye të prioriteteve.

Qeveria e re pa PDS dhe pa lëvizjen qytetare "Ura"

Kandidati për mandatar, Millojko Spajiq, që në fillim ka thënë se në përbërjen e qeverisë nuk do të ketë vend për përfaqesuesit e nga radhet e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) të Gjukanoviqit dhe atyre të Lëvizjes Ura, të kryeministrit Dritan Abazoviq.

Sipas Lëvizjes "Evropa Tani" qeveria e ardhëshme do të ketë 22 ministri dhe katër nënkryetarë.

Kryeministri aktual Dritan Abazoviq: "Përse të tërhiqem nga politika?
Kryeministri aktual Dritan Abazoviq: "Përse të tërhiqem nga politika?!Fotografi: Government of Montenegro

Kryeministri aktual, Dritan Abazoviq ka përsëritur qëndrimin se dëshiron që qeveria e 44 të formohet sa më parë. I pyetur se a do të tërhiqet nga politika pas formimit të qeverisë ai tha: "Përse të tërhiqem nga politika?! Është e vërtetë se unë në politikë i kam realizuar të gjitha dhe se kam hyrë në politikë që të jap ndihmën që Mali i Zi të ndryshojë për së miri dhe të jetë anëtar i Bashkimit Evropian, këtë kontribut deshiroj ta jap nga çdo pozicion”.

Vera Katana Korrespondente nga Ulqini