1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maas: Bashkimit Evropian nuk mund t'i bëhet shantazh

15 Nëntor 2021

Ministri i Jashtëm gjerman Maas i quajti masat e BE një sinjal të rëndësishëm ndaj Bjellorusisë e shteteve imituese. Ai u shpreh kundër pranimit të njerëzve të trafikuar në BE.

https://p.dw.com/p/432dm
Brüssel Heiko Maas EU-Außenministertreffen
Fotografi: JOHN THYS/AFP

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas foli në favor të kthimit në vendin e tyre të origjinës të emigrantëve dhe refugjatëve që ndodhen në kufirin e Bjellorusisë me BE. Pas takimit me homologët e tij të BE, politikani socialdemokrat tha në Bruksel se ky ishte një sinjal i rëndësishëm për "Bjellorusinë dhe vendet e mundshme imituese" për ta bërë të qartë se ndaj BE nuk mund të bëhet shantazh. Prandaj ai është kundër pranimit të njerëzve në Bashkimin Evropian.

Brüssel Heiko Maas EU-Außenministertreffen
Fotografi: Janine Schmitz/photothek/imago images

BE hapi sot rrugën për sanksione të zgjeruara kundër Bjellorusisë. BE për herë të parë mund të vendosë sanksione ndaj individëve dhe organizatave përgjegjëse që mbështesin pushtetin e atjeshëm në nxitjen e refugjatëve. I Ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se sanksionet e reja duhet të godasin linjat ajrore, agjencitë e udhëtimit dhe palët e tjera përgjegjëse të përfshira në trafikimin e emigrantëve.

Policia gjermane regjistron 9.500 hyrje të paligjshme nga Bjellorusia

Policia federale gjermane regjistroi më shumë se 9.500 hyrje të paligjshme të lidhura me Bjellorusinë këtë vit. Fokusi kryesor është kufiri gjermano-polak, sipas Shtabit të Policisë Federale në Potsdam. Policët atje përballen që nga gushti me presion të fortë nga migrimi. Aktualisht nuk ka shenja përmirësimi të situatës. Policia federale rikujtoi se kufiri gjermano-polak është një kufi i brendshëm i Shengenit i BE, i cili mund të kalohet në çdo kohë dhe në çdo vend. Për këtë arsye policia kryen vetëm kërkime në zonën afër kufirit, nën pragun e kontrolleve kufitare. Këto masa janë të koordinuara ngushtë me policinë kufitare polake.

aud (dlf, dpa)