Basha jep dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike
21 Mars 2022Reklamë
Nëntë vjet pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës, kryetari i saj Lulzim Basha dha dorëheqjen. Ai tha se përpjekja e tij për bashkimin e PD-së dështoi dhe se po e ndërmerr këtë hap për të ndihmuar demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore.
Basha tha se është i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe bëri thirrje për një proces zgjedhor transparent për drejtuesin e ri të partisë.
“Shpresa për t’u ringritur ka marrë për fat te keq goditje të njëpasnjëshme. Personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do t’i shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, jam i bindur se do ta qartësojë koha” – tha Basha.